INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dështon protesta e farmacistëve! Policia “i pengon”...[VIDEO]

Publikuar më: 15:36 14-05-2018

Farmacistët nga i gjithë vendit ditën e sotme kishin lajmëruar për një protesët 2 orëshe para kryeministrisë, por me sa thanë policia nuk i ka lejuar. Sipas tyre nuk ju është dhënë leja dhe për pasojë janë detyruar që të mblidhen në një sallë të mbyllur dhe për më shumë se dy orë kanë prezantuar problemet e tyre që nga mënyra e hartimit të kontratave deri tek marzhet e fitimit.

Ndërsa më herët Kreu i Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka pretenduar se pikat kryesore të marrëveshjes janë arritur, por disa të tjera sipas tij ishin të pamundura, pasi cënoheshin parimet mbi të cilat bazohet siguria e barnave për pacientët. Po kërkesat e detajuara, që nuk plotësoheshin dot Eduart Ahmeti nuk i bëri publike, veç asaj të stokut të ilaçeve.

Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639