Debati për Ligjin e Importit të Mbetjeve ka përfshirë dhe analistët. Për emision 3JAT në IN TV, analisti Afrim Krasniqi ka dhënë opinionin e tij. Sipas tij politikisht Shqipëria ka nevojë të ketë një referendum dhe kjo mund të realizohet, pasi qytetarët i kanë mbledhur firmat njëherë 3 vjet më parë për të njëjtin ligj, madje dhe pala politike që u investua atë kohë për mbledhjen e firmave sot është në pushtet.

“Ndaj ata që janë sot në pushtet duhet të kërkojnë të paktën falje qytetarëve!” – tha Krasniqi
Po teknikisht, shton analisti, legjislacioni shqiptar i ka të qarta etapat që ndiqen për referendum dhe kushtet që jemi është pak e vështirë që pak njerëz për tre muaj të mund të mbledhin mbi 50 mijë firma, ndaj me shumë të ngjarë referendumi mund të mbahet vetëm në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm. Po gjithësesi Krasniqi dhe për vitin tjetër thekson se ka një rrezik, meqë është vit zgjedhor i dyfishtë, pasi janë edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato për President.

Ai për këtë fakt jep dhe argumentat: “Nëse njëri nga aktorët ndryshon pas zgjedhjeve gjithçka bëhet e pavlefshme, pra nuk ka shumë siguri as për mbajtjen e referendumit vitin tjetër.”
Analisti shpreh kritika dhe në lidhje me ndryshimet e qëndrimeve ndër vite të Edi Ramës dhe bën e një analizë në lidhje me ligje të ngjashme që aplikohen në vendet e BE, po Shqipëria thotë ai nuk afrohet për disa arsye.

Për më tepër ndiqni videon:

Published in INNEWS

Harroni çdo këngë që keni dëgjuar deri tani! Këto janë dy hitet e verës që patjetër nuk duhet ti dëgjoni... Këto janë trendet e muzikës shqiptare që "sheshin". Ndiqni videon nën komentin e Rudit dhe Mateos. 

Published in MAGAZINA

Ditën e djeshme arritjet e atletes Luiza Gega kanë tërhequr vëmendjen e prestigjiozes Al-Jazeera. Në një video të publikuar tregohej edhe një here se sa mbështetje kanë sportistët nga shteti shqiptar.

Published in INNEWS

E morët vesh?

Published in MAGAZINA

Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Një leksion për virgjërinë

Published in 3JAT

Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Kush i trash zërin Beqajt?!

Published in 3JAT

Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Dashamir Peza flet anglisht

Published in 3JAT

Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Erion Veliaj s'e dredh dot

Published in 3JAT
Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Rama s'(e) ka një përgjigje për të gjitha pyetjet
Published in 3JAT
Emisioni 3JAT në IN TV, Rubrika: Shërbimi Informativ 3JAT...(SHI3). Titulli: Rama dhëndër te Ilva Tare
Published in 3JAT
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll