Ngrohja globale ka ndryshuar totalisht motin dhe për këtë arsye ditë me shi dhe me sasi të mëdha janë shtuar në vendin tonë. Bashkë me Zvicrën kemi rezultuar si venden me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore. Kjo e dhënë ka dalë nga një studim i Bankës Botërore ku dhe jep porosi të veçanta për shtete si i yni e kërkon më shumë investim në teknologjinë e parashikimit të motit. Sipas BB, kjo mund të arrihet duke hulumtuar në parashikime të sakta e kështu mund të parandalohen ose së paku do të mund të minimizohen humbjet ekonomike që krijon ndryshimi i motit. Veçojmë këtu që përmbytjet rrezikojnë jetë njerëzish apo dhe lënë pa banesa apo biznese ata. Harta globale e reshjeve e publikuar nga Banka theksoi se Shqipërisë është një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1.485mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve renditet Zvicra me 1.537mm në vit.
Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.
Në rang global reshjet më të larta vjetore i ka Kolumbia me 3.240 mm dhe vende të tilla si ishujt e Indonezisë me mbi 2000 mm në vit. Banka Botërore thotë se rreziqet hidrologjike dhe meteorologjike janë përgjegjëse për 90% të totalit të humbjeve nga fatkeqësitë natyrore në mbarë botën. Bankës Botërore sqaron se çdo vit, vendet mund të kursejnë 13 miliardë dollarë nga humbjet e aseteve vetëm duke investuar në teknologji.

Published in INNEWS

Pse vendet e Ballkanit dhe Shqipëria nuk po integrohen shpejt në BE? Kjo pyetje ka marrë përgjigje dhe nga NATO. Në një raport mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në Rajonin e Ballkanit, NATO dha këto arsye: Komisioni Europian i ka komunikuar Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të hapej pa plotësuar dy kushte. Kushti i parë ishte që qeveria shqiptare duhet të rihapte dialogun politik me opozitën parlamentare dhe i dyti është që Shqipëria duhet të realizojë reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore.
NATO ka folur dhe për opozitën shqiptare që kishte kërcënuar në maj se do bojkotonte zgjedhjet e qershorit 2017, ndërkohë që kishte bojkotuar Parlamentin përkundër apelimeve të BE ndaj opozitës për t’u kthyer në kuvend për të miratuar reformën në drejtësi. Në raport shkruhet se reforma përfshin verifikimin e 750 gjyqtarëve, për të cilët NATO ka marrë si burim Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politiken e jashtme.
Por gjithësesi që kur këto kushte u vunë nga BE, NATO thotë se Shqipëria ka bërë përparime.
Por verifikimi i gjyqtarëve ka qenë prioriteti kryesor për Komisionin Evropian pasi e sheh këtë reformë se thelbësore për procesin e shumë të nevojshëm të reformës gjyqësore në vend.
Raporti i NATO-s për rajonin arrin në konkluzion se çështjet e korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor mbeten një shqetësim serioz dhe vazhdojnë të përbëjnë një problem të frikshëm që duhet të kapërcehet në rrugën drejt pranimit në BE. Aleanca sugjeron se sistemet politike të rajonit duhet të bëhen më transparente dhe të përgjegjshme, por media ka një rol potencialisht të rëndësishëm për të luajtur.

Published in INNEWS

Një studim i Autoriteti Shëndetetësor Rajonal, në disa nga shkollat e arsimit parauniversitar në Tiranë me një kampion prej 3600 nxënës kryesisht të klasave të para ka rezultuar se 115 nxnësë nuk shikojnë qartë dhe 45 kanë probleme me shqisat e dëgjimit. Nga vlerësimet e kryera ka rezultuar se shumica shpenzonin kohë nga 3 deri 6 orë përpara celularëve, kompjuterave apo televizorit. Ndërsa 20% e tyre nuk përdorin thuajse fare paisjet teknologjike, por faji iu faturohet mungesës së ndriçimit të mjaftueshëm e natyral nëpër klasa. Kryesisht më shumë vuanin nxënësit që kryenin mësimin në klasa me pak dritare ku dhe mësuesit detyroheshin të hapni dritat, por dhe ata që ndjekin mësimin turnin me dytë pra në orët e pasdites, ku dhe gjatë ditëve të dimrit ndriçmi në klasa është vetëm artificial dhe ndonjëherë i pamjaftueshëm, pasi një një klasë të madhe ka vetëm një llampë në mes. Ndërsa për problemet me dëgjimin ekspertë akuzojnë më shumë audion e lartë që mbajnë në kompjutera, kur nxënësit dëgjojnë muzikë apo dhe audion tek lojrat në telefon. Probleme kanë patur dhe nxënësit që mësojnë në shkolla, që janë pranë rrugëve ku zhurmat nga makinat janë të pashmangëshme.

Published in INNEWS

Thuajse 5 deri 8 nxënës në një klasë kanë vënë syze kur vite më parë shifrat ishin të papërfillshme, 1 në klasë. E nëse bën një vëzhgim nëpër shkolla e verifikon shumë lehtësisht këtë statistikë. Vetë nxënësit pohojne se e duan shumë teknologjinë madje kalojnë dhe të gjitha limitet kohore pa e kuptuar që dëmtimi në sy dhe jo vetëm mund të ishte shmangur. 

Madje një prej tyre thotë se qëndron 5 orë me telefon dhe luaj e këtë çuditërisht nuk e konsideron si kohë shumë të gjatë.
Shumë prindër përpiqen të mos ti lejojnë të qëndrojnë gjatë para lojerave me celular, kompjuterit apo televizori, por ka dhe të tjerë që duket se janë dorëzuar para këtij fakti. “Me zor ua heqim nga dora,” thotë një prind.
Anjeta Kanani, mjeke shkollash sqaron për IN News se në klasat e fillores problemi është dhe më i shtuar, pasi ka raste, që në një klasë numri i atyre më syze shkon dhe 30%. Sipas saj teknologjia veç ploblemeve në shikim po sjell dhe dëmtime më të madha dëgjimore apo dhe mendore, pasi ata humbin përqëndrimin për të mësuar.
Ndaj në këto kushte mjekët këshillojnë prindërit të jenë më të vëmendshëm që të mos u lejojnë, që në vegjëlinë e herëshme të luajnë me telefona, pasi kur rriten u kthehet në varësi dhe sjell dëmtime serioze në shëndetin fizik dhe mendor.

Published in INNEWS
Wednesday, 20 September 2017 16:44

Histora e mishit me salmonelë nga Brazili[VIDEO]

Që prej muajit mars në botë nisi të qarkullojë mish me ngarkesa të larta mikrobiale me origjinë nga Brazili. E shumë vende Europiane vendosën embargo importit nga Brazili duke njoftuar me urgjencë të gjitha vendet anëtare për rrezik serioz. Analizat e para i kreu Sllovakia dhe autoritetet e saj të kontrollit e të sigurisë raportuan sekuestrimin dhe bllokimin e një sasie të konsiderueshme mishi pule, pasi rezultuan me norma të larta të rrezikshme të infeksionit të Salmonelës. Më tej e njëjta situatë u përsërit edhe në SHBA dhe ky shtet morri masa që të mos lejojë import të mishit të viçit dhe pulave. Ndërsa në vendin tonë vetëm në muaji maj u kryen analizat dhe u shpërnda lajmi se pulat përmbanin salmonelë, ndërsa mishi i derrit jo. Të gjitha vendet Europiane pësuan një shok për faktin se Salmonela është një sëmundje infektive e aftë për të përhapur epidemi në shkallë masive. Simptomat e salmonelës përfshijnë temperaturë dhe të vjella. Po për fat deri më tani nuk shpërtheu ndonjë epidemi mbase dhe për faktin se vigjilenca e laboratorëve europianë e kapi në kohë mishin me bakterin e rrezikshëm dhe e ktheu mbrapsht.

E deri në fund të muajit gusht askush nuk foli më për import të viçit dhe pulave nga Brazili. Po këto ditë duket se situata është normalizuar dhe mishi nga Brazili ka përmbushur parmetrat për tu importuar sërisht.

Published in INNEWS

Këtë vit besohet se nuk do të ketë më probleme në lidhje me cilësinë e studentëve që do ndjekin universitetet publike, pasi janë shtuar fazat e regjistrimit. Por deri në fund të procesit asgjë s’është e sigurt. Për këto procedura ka dhe skeptikë siç janë përfaqësuesit e Lëvizjes për Universitetin që kanë bërë një analizë ku vërehet se disa detaje teknike nuk janë njëlloj në universitete publike dhe ato private.. 

Në faqen e tyre në FB shkruhet:
“Sipas udhëzimit në fuqi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, universitetet i rendisin aplikantët sipas notës mesatare dhe në fillim të çdo raundi shpallin listën e fituesve.
Në sistemin elektronik çdo studenti fitues në një fazë i del me ngjyrë jeshile dega e sapofituar, me të kuqe degët ku është poshtë listës së fituesve dhe me gri dega që ka fituar në fazën paraardhëse, por nuk ka preferuar të regjistrohet. Kur i del me ngjyrë gri do të thotë se studenti e ka humbur të drejtën të regjistrohet në të.”
Po sipas Lëvizjes për Universitetin në universitetet private ky rregull nuk ekziston, pasi u bëjnë thirrje studentëve të cilëve iu ka dale kodi i emrit me ngjyrën gri se mund të vijnë të regjistrohen, kur në shtetetëror ata më këtë kolor e kanë të humbur të drejtën për regjistrim.

Published in INNEWS

Universitetet shtetërore i druhen rrjedhjeve të mundshme të maturantëve të mirë drejt dyerve të privatit. Pasi një vit më parë kaosi që u krijua në procedurat e pranimit në universitet bëri që shumë nxënës të mirë të mos regjistroheshin tek universitete publike nga frika se nuk do fitonin degën e preferuar. E në këto kushte Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule gjatë një interviste për IN News këtë vit iu drejton një ftesë atyre, që lanë pa dëshirën degët e ekonomikut publik në Tiranë.

“Jemi të hapur për transferimet kush do të vijë të vazhdojë vitin e dytë në fakultetin e ekonomikut mund të aplikojë. Po kriteret janë të forta,” tha Kule.
Ndërsa për ndryshimet, që pësoi këtë vit procesi i pranimit në universitete ku kriteret finale i përcaktuan vetë fakultetet, Kule thekson se cilësia e studentëve tek degët e ekonomikut është përmirësuar dhe vetëm në fazën e parë janë plotësuar 94% e kuotave.
“Kemi maturantë me mesatare nga 10 deri në 8.8. Këtë vit prurjet shumë cilësore,” shton Dekani Kule.
Gjithësesi profesor Kule sqaron se ka ende shpresë për maturantët, që s’kanë mundur dot të regjistrohen, pasi ka dhe mbi 90 vende të lira në degë të ndryshme të Fakultetit Ekonomik.

Published in INNEWS

Sa herë ndrohen pushtete në vendin tonë kthehet në vëmendje importi i mbetjeve. Të parë që hartuan një ligj të tillë ishin demokratët në 2011 kur dhe udhëhiqnin vendin, por për arsye nga më të ndryshmet nga protestat qytetare deri në lëvizjet e ndërkombëtarëve, ai nuk pati sukses dhe s’u miratua. Shoqëria civile vazhdimisht e ka kundështuar me argumentin se bashkë me plehrat e lejueshme do të hyjnë dhe ato të rrezishme dhe se pas këtyre sipërmarrjeve të huaja fshihen mafjozë të huaj, që duan të përfitojnë para në kurriz të shëndetit të shqiptarëve. Në atë kohë kryeministri aktual Rama ishte në opozitë dhe ka qënë kundër kur dhe në Twitter, shkroi:
“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve...”
Por disa vite më pas kur vendi pësoi rrotacionin politik dhe në krye të qeverisë ishte Rama vendosi që ligji për importin e mbetjeve të futej në kuvend fillimisht me propozim të tre deputetëve socialist. E u përdor dhe argumenti se ligji nuk është i njëjtë me atë të dikurshmin e se një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE ishte ligji për importin e plehrave. Po Bashkimi Europian e hodhi poshtë këtë pretendim. Ndërsa shoqëria civile u përfshi në protesta masive mataronë ditë e natë para paralamentit dhe ligji kaloi, por ishte Presidenti Nishani që një vit më parë nuk e dekretoi. Në momentin kur qeveria Rama donte ta rifuste për diskutim, nuk gjeti dakordësi të shprehur nga aleati qeverisës, LSI. Ndërsa sot pas një viti qeveria Rama 2 i ka 74 vota dhe ka përfshirë në axhendë ligjin e importit të mbetjeve. Po fati i tij pritet të mësohet në ditët në vijim.

Published in INNEWS

Vendimi i Kryeministrit, Edi Rama për të rikthyer për diskutim ligjin e plehrave, ka alarmuar shoqërine civile. Ish Presidenti Nishani nuk e dekretoi Ligjin e Importit të Mbetjeve dhe për këtë arsye pritet, që ai të kthehet në kuvend, që në seancat e para të komisioneve. Edhe pse aktivistet nuk besojnë fort, që do të marrin përgjigje ata sërish i kanë nisur një letër kryeministrit Rama, ku kërkojnë anullimin e ligjit. Për këtë ata kërkojnë ndihmën e partive, që janë në opozitë. “Të gjithë së bashku, shoqëri civile dhe opozitarë, mund t’ja dalim që ligji mos kalojë”, tha gjatë një intervistë për IN News Besjan Pesha.
Aktivisti Pesha hedh dyshime të forta se nëse plehrat vijnë në vendin tonë do të kemi fatin e italianëve apo rumunëve ku niveli i sëmundshmërisë apo dhe vdekjeve do të shtohet ndjeshëm.
Shoqëria civile thotë kalimi i këtij ligji di të ishte një humbje morale për qeverinë, me argumentin se kjo qeveri do të bashkëqeverisë me qytetarët nëse nuk i dëgjon ajo quhet e “rënë”.

Published in INNEWS

Një testim i rradhës për mënyrën e regjistrimeve në universitete, që ndodhi një vit më parë solli shumë pakënaqësi në rradhët e maturantëve. Pasi regjistrimet u kufizuan vetëm në një raund. E ata që regjistroheshin njëherë nuk mund të regjistroheshin sërish nëse fitonin pas lëvizjeve të kuotave një degë tjetër. Ndaj dhe shumë maturantë u regjistruan në degët që s’preferonin e të tjerë braktisën sistemin e lartë arsimor publik për të shkuar tek privatët për faktin se aty e kishin fituar degën e preferuar. Dështimi i skemës së pranimeve në universitete një vit më parë pati pasoja afatgjate, pasi shumë studentë edhe pse u regjistruan nuk u panë gjatë gjithë vitit akademik nëpër shkolla, pra nuk i kanë frekuentuar fare ato. Ndaj në këto kushte kur shumë vende mbetën bosh në universitete u pa e arsyeshme të bëhej një tjetër eksperiment. E këtë vit pati dy faza regjistrimi me disa ditë diferencë nga njëra - tjetra. Faza e parë nisi në gusht dhe përfundoi në 11 shtator, e më pas u bë një ndërprerje prej tre ditësh ku të gjithë ata maturantë, që u regjistruan njëherë në fazën e parë në degën më pak të preferuar me spostimin e listës ata u cregjistruan këto ditë dhe për të rinisur regjistrimin sërisht në fazën e dytë. Ku dhe mësojmë se sot shumë maturantë janë regjistruar në degët më të preferuar.
Po a do jetë e sukseshme? Në fakt kjo do të kuptohet në përfundim të gjithë procesit.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll