Humbja e Partisë Demokratike në mbarë vendin është evidente. Por në njësinë 8 në kryeqytet, ku dhe ai është votues ka humbur, edhe pse njihet si një bastion i demokratëve. E majta e ka pasur gjithmonë vështirë të fitojë aty, por në një foto deputeti socialist i kësaj zone Ervin Bushati tregon se jo vetëm në njësinë 8, por Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit.
Duke treguar procesverbalin e qendrës së votimit 1929, Bushati tregon se Partia Socialiste ka fituar në këtë qendër me 61 vota më shumë.
Ervin Bushati:
“2 herë mat Basha. Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)! Këtu votoi dje – kryetari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë!”.

Published in INNEWS

Pas përfundimit të procesit të votimit kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi e ka mbetur procesi vendimtar ai i numërimit të votave. Basha ka kërkuar nga numëruesit dhe vëzhguesit që të mbrojnë vullnetin e popullit. Në një dalje për mediat Basha është shprehur optimist për rezultatin e votimeve dhe për fitoren.

Tani që votimi përfundoi ka mbetur procesi vendimtar, ai i numërimit të votave. I bëj thirrje të gjithë atyre janë përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Ju takon ju vëzhgues, numërues të KZAZ që të bëni gjithçka që vullneti i qytetarëve të përmbushet. Nga të dhënat që kemi marr deri tani unë jam shumë optimist për rezultatin dhe për fitoren.

Published in INNEWS

Vetëm një ditë përpara mbylljes së fushatës elektorale, socialistët kanë vendosur të mbajnë mitingun përmbyllës në kryeqytet. Por ndërsa gjithë vëmendja e socialistëve të kryeqytetit është fokusuar përgjatë gjithë ditës për këtë aktivitet, Kryeministri Rama i ka paraprirë mitingut me një video të shpërndarë në facebook. Tirana dje dhe sot, transformimi i saj nën qeverisjen e socialistëve në qeveri dhe në bashki është paraqitur në një video rreth 2 minutëshe, ku shfaqet projektet madhore të realizuar gjatë këtyre viteve si pazari i ri, bulevardi dhe qendra e kryeqytetit.

Ndërsa komenti i kryeministrit për këtë video thekson rëndësinë dhe peshën e votës së qytetarëve.
Mbajtja e mitingut gjatë pasdites do të sjellë dhe bllokim të disa akseve rrugore në kryeqytet. Është policia e Tiranës ajo që ka bërë publike orarin dhe segmentet rrugore që do të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Nga ora 17 e deri në përfundim të mitingut përmbyllës të partisë socialistëve, bllokohen 4 akse rrugore. Bllokimi i këtyre akseve rrugore sjellë dhe postimin të disa linjave të urbanëve.
RRUGËT QË BLLOKOHEN:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
– Rruga “Abdyl Frashëri”
– Rruga “Lek Dukagjini”
– Rruga “Ismail Qemali”

Published in INNEWS

Lulzim Basha:
“Pengu im i madh rruga e Arbrit”.
Kështu deklaroi Lulzim Basha në mitingun përmbyllës në Dibër, vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të së dielës. Por i bindur se në 25 qershor ai do të jetë kryeministri i ardhëm, kreu i demokratëve bëri këtë zotim.
Lulzim Basha:
“Nëse nuk hap tunelin brenda 2 viteve jap dorëheqjen si Kryeministër”.
Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim për qytetarët tha kryedemokrati, por u kujdes vetëm për të mirat personale.
Lulzim Basha:
“Ngeli duke thënë unë, unë, unë. Del gjithandej, kemi frikë të hapim frigoriferin se edhe aty na del”.
Fitorja e PD njëlloj me atë të ‘92
Kreu i opozitës shprehu bindjen se qytetarët do të mbështesin opozitën ashtu si në vitin 92, e kjo për programin ekonomik që ajo ofron.

 

Published in INNEWS
Thursday, 22 June 2017 10:47

Basha: Shqiptarët në varfëri ekstreme

Ajo që ka parë në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht gjatë fushatës elektorale e bën më të bindur kryedemokrtatin për të zbatuar programin e tij ekonomik për një ekonomi të fortë. Nëpërmjet një statusi në facebook, Basha rrëfen varfërinë që ka hasur në të gjithë Shqipërinë, e mes tyre dhe listat e borxheve pranë marketeve në mbarë vendin. Shqiptarët thotë kryedemokrati, nuk kanë para as të për të blerë as bukë.
Lulzim Basha në facebook:
“Papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare. Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë. #EkonomieForte #Voto6”

Published in INNEWS

Në prag të ditës së zgjedhjeve Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet për secilin që tenton të blejë apo të bëjë presion për votën. Nga Kukësi ku mbajti mitingut përmbyllës, kreu i demokratëve paralajmëroi secilin që tenton të blejë votën e qytetarëve shqiptarë.
Lulzim Basha
Grabitqari që ka grabitur djersën tuaj ta dinë mirë se për çdo akt shitblerje e blerje vote ju pret burgu Do të goditeni me forcën e ligjit, hiqni duart nga vota e kuksianeve hiqni duart.
Kreu i opozitës tha se qeveria e majtë nuk mbajti asnjë premtim, ndaj kërkoi ndëshkimin me votë për socialistët në zgjedhjet e së dielës. Për këtë Lulzim Basha ftoi dhe socialistët që të votojnë për partinë demokratike.

Published in INNEWS

Kreu i partisë demokratike ka premtuar se do të rrisë pensionet, e pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë të reja. Por ky premtim ka ngritur dyshimet tek një banor i Përmetit, i cili nuk nguroi të pyesë direkt kreun e opozitës së ku do të gjejë paratë për rritjen e pensioneve.
Banori:
“Ku do ta gjesh fondin për të na rritur pensionet tona?”
Basha:
“Nuk do të mbjell më palma”.
Banori:
“Do mbjellim hashash pastaj”.
Basha:
“As palma as pllaka e as hashash, por të mbyllim një herë hallet e qytetarëve”.

Published in INNEWS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Ramës nëpër mitingje.

Published in INNEWS

Janë me dhjetra pezullime në administratën publike, për shkak të angazhimit të tyre në fushatën elektorale dhe mes tyre ka disa persona me statusin e nëpunësit civil. Por, ky akt është cilësuar antiligjor nga komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil Pranvera Strakosha në një intervistë ekskluzive për IN tv.
Pranvera Strakosha:
“Nëse është shkarkuar nga një person apo institucion apo që është shkarkuar nga ministri nuk ka të drejtë, pasi ministri nuk ka asnjë kompetencë në administrimin e shërbimit civil”.
Deri në këto momente janë 3 raste, kur komisioneri për Shërbimin Civil ka konstatuar shkelje të ligjit me vendimin për pezullimin nga detyra.
Pranvera Strakosha:
“Kemi rastin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, rastin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe rastin e Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Vlorës. Të tre këto raste me vendim kam dalë dhe kam kërkuar nga ministrat të konstatojnë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ të urdhrit të pezullimit, pasi nuk e ka në kompetencë, pra është në tejkalim të kompetencave të tyre ligjore”.
Në kushtet e paligjshmërisë së titullarëve që kanë firmosur pezullimin, komisionerja e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil ka këtë rekomandim.
Pranvera Strakosha:
“Komisioneri ka të drejtë, që në rast të afatit të përcaktuar në vendim institucioni apo personi përgjegjës nuk e zbaton rekomandimin vendos gjobë, duke filluar nga 30% e pagës në 50% të pagës. Sigurisht subjekti, që është nëpunësi civil i drejtohet edhe gjykatës, e cila është organi kompetent për të anuluar vet aktin për të konstatuar pavlefshmërinë”.
Por, cila është rruga ligjore për pezullimin e një punonjësi, i cili mban statusin e nëpunësit civil.
Pranvera Strakosha:
“Nëpunësi civil mund të shkarkohet nga Komisioni, pra ka një procedurë të posaçme në çdo institucion në bazë të ligjit duhet të ngrihen Komisionet e Përhershme Disiplinore”.
Ndërkohë, që prej datës 5 maj, komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil ka nisur një kontroll të përditshëm për rreth 12 mijë nëpunës civilë në mbarë vendin. Deri në këto momente komisioneri nuk ka konstatuar raste të shkeljes së ligjit, por Strakosha vëren me shqetësim se administrata në këtë periudhë është nën presion.

Published in INNEWS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga VLora ka ftuar sërish kryeministrin, Edi Rama në debat. Tashmë në fjalimet  e Bashës janë shtuar dhe rastet kur i referohet takimit me Donald Trump duke thënë se programi ekonomik i demokratëve është i ngjashëm me atë të Presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka prezantuar dhe projektin e tij politik për zhvillimin e turizmit duke bërë dhe një paralajmërim, atë të anulimit të moratoriumit të gjuetisë.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll