Finalizohet operacioni “The Bridge” nga ku policia ka sekuestruar 102 kg lëndë të dyshuar si Cannabis Sattiva, 3 automjete të markave të ndryshme dhe 5 aparate celular të markave të ndryshme.
Ndërsa ka vënë prangat një 42 vjeçar Xh. C dhe proçedoi 1 shtetas të mitur në gjëndje të lirë. Gjithashtu u shpall në kërkim një 23 vjeçar.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës

Published in INNEWS

Policia e Shtetit ka vënë më pranga trafikantin e shumë kërkuar të cilit i është konfiskuar një sasi prej 2.4 ton drogë në tentim për ta trafikuar drejt Italisë.

Published in INNEWS

1.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar në zonën e Petrolifrës në Vlorë. Edhe pse Policia nuk ka dhënë informacione për sasinë, është mësuar se janë sekuestruar plot 1.5 ton.
Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së premtes, rreth orës 03:30 nga policia kufitare e Vlorës, e cila konstatoi një kamionçinë që mbante të fshehur drogën. Gjithashtu policia konstatoi një gomone me të cilën dyshohet se droga do të trafikohej në Itali si dhe dy automjete të tjerë, por autorët pasi panë rrezikun e ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetet dhe sasinë e drogës.
Po vazhdon kontrolli për kapjen e autorëve të cilët dyshohet se janë fshehur në pyllin e zonës.
Njoftimi i Policisë:
“Në plazhin midis Petroliferës dhe Triportit është bërë e mundur bllokimi i një kamioni të markës “Iveco” me targë AH 117 AB, brenda së cilës u konstatuan disa pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban, ku dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike si Cannabis Sattiva. Droga do transportohej me gomone. Në afërsi të këtij kamioni Policia ka konstatuar një automjet Fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke  lëvizur brenda gjirit të Vlorës, i cili dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e saj, drejt shtetit Italian. Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone, është konstatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër. Land Rover”.
Vazhdon operacioni i përbashkët midis Policisë Kufitare dhe Policisë Vendore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Published in INNEWS

Një punonjës i zjarrfikëses në Elbasan ka përfunduar në pranga me akuznë e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Policia bëhet e diotur se në pranga ka përfunduar 28 vjeçarit Endrit Disani si dhe një person tjetër, të cilët janë ndaluar nga SHÇBA për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
“Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA, Elbasan, në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, ndaloi shtetasin Endrit Disani, nga Librazhdi, me detyrë punonjës i PMNZSH  Librazhd. Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 283 të Kodit Penal”, sqaron policia.
Gjithashtu u ndalua shtetasi Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2, e Kodit Penal.
SHÇBA ka shpallur në kërkim edhe shtetasin J.A., i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë.

Published in INNEWS

30 kg heroinë janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Sipas të dhënave të uniformave blu, Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, gjatë aksionit të tyre kanë arrestuar në flagrancë edhe një shtetas për sasinë e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin A. Kryemadhi, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 08.12.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Skania kamion me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186,  me drejtues shtetasin A..Kryemadhi shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në tavanin e  karrocerisë kishte disa  pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 52 pako me peshë rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.”

Published in INNEWS

In News sjell dramën e vërtetë të një gruaje që preferoi ta quanim Ela. Ajo në një intervistën ekskluzive rrëfen se bashkëshorti jo vetëm e rrihte, por përmes dhunës e detyronte të drogohej dhe prostituohej, për të siguruar para për të përdorur më pas heroinë.
Gruaja duroi dhunën për vite me rradhë, derisa mundi frikën dhe denoncoi e divorcoi të shoqin. Ndiqni rrëfimin e saj, që mund të jetë edhe realiteti i shumë grave të tjera që nuk guxojnë të flasin, por heshtin përballë dhunës.   
Ela e mundi dhunuesin, bëjeni dhe ju!

Published in INNEWS
Thursday, 01 December 2016 11:10

Kapet sasi e madhe droge në Durrës [VIDEO]

Një i ri nga Shijaku është arrestuar në tentativë për të kaluar 190 kilogram kanabis drejt Italisë. Erblin Tuka u arrestua në portin e Durrësit, pasi në kamionin e tij u gjet sasia e madhe e drogës. Policia, pasi pati dyshime e shoqëroi kamionin tek Skaneri ku dhe rezultoi se në dyshemenë e mjetit kishte disa pako. Më pas Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis.

Published in INNEWS

Policia e Fierit ka sekuestruar 64 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me banim në Maqedoni.
Nga dyshimet se në mjetin tip Volkswagen, me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë u vunë menjëherë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 30.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin:
-A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni.
Nga dyshimet se në mjetin tip "Volkswagen" me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policise u vunë menjëherë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarësja në rrethrrotullimin e Kolonjës Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.
Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”.


Fier, sekuestrohen 64 kg kanabis, në kërkim 24 vjeçari nga Maqedonia

Policia e Fierit ka sekuestruar 64 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me banim në Maqedoni.

Nga dyshimet se në mjetin tip Volkswagen, me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policisë u vunë menjëherë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 30.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin:

-A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni.

Nga dyshimet se në mjetin tip "Volkswagen" me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policise u vunë menjëherë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarësja në rrethrrotullimin e Kolonjës Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”.

Published in INNEWS

4 persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit pasi janë kapur në flagrancë me armë zjarri, municione si dhe me drogë.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat uniformat blu kanë zbardhur identitetin e personave si dhe akuzat ndaj tyre.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Leonidha Simaku, 58 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Pëllumb Simaku, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rreth Libofshë; Nasi Simaku, 72 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Romario Kita, 23 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”.
Në sajë të këtij operacioni policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 5080 fara lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikator, 1 armë gjahu teke pa leje, si dhe 1 gjerdan me 23 fishekë arme gjahu.
Mbi  të arrestuarit do të hetëohen për 3 vepra penale, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive” .

.

Published in INNEWS

E.B, që rezulton të jetë vajza e një diplomati në Tiranë, është kapur nga policia me tetë doza të lëndës narkotike heroinë, por ngjarja është mbajtur sekret. E reja njëherësh është dhe me profesion gazetare. Kuptohet që ngjarja është mbajtur e fshehtë, pasi dhe nëse sheh foton e antarëve të bandës vendi i fotos të E. B ështe bosh dhe janë vetëm inicialet e saj.
Ajo ka qenë kliente e rregullt e një grupi kriminal në Tiranë që shpërndante drogë. Për shkak të rëndësisë, klientja në përgjimet telefonike kishte kodin “TVSH”.
Në përgjimet e grupit kriminal, vajza e diplomatit del shpesh në skenë dhe për grupin ishte e rëndësishme. Gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën, pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.
Sipas policisë, grupi kriminal kishte 26 persona ndërkohë që gjysma e tyre u arrestuan. Në kodet e grupit kriminal përfshiheshin dhe fjalët “Bojë” apo “Semafor i Kuq”, për fatin se dy bashkëpunëtore punonin në një parukeri.
Ngjarja ka ndodhur nëntorin e një viti më parë, por dënimet janë dhënë pas hetimeve 1 vjeçare të Prokurorisë. Dy femrat që kishin rol kyç në trafik janë Aurora Lico dhe Sonila Dinoshi, po me sa duket pjesë e tyre mbase me rol më të vogël ka qënë dhe vajzae diplomatit.

Kujtojmë që të dënuarit e këtij grupi janë:
Alfred Naço 8 vjet burg
Alkan Markaj, 6 vjet burg
Armando Murati, 6 vjet burg
Atrias Cizmja, 3.8 vite burg
Aurora Lico, 5 vjet burg
Bledi Carcani, 5.4 vjet burg
Dardan Jaku, 1.8 vite burg
Donald Belaj, 5.4 vite burg
Gentian Xhelili, 5 vjet burg
Indrit Sallahu, 1.4 vite burg
Julian Bushati, 7.4 vite burg
Rudolf Kallbaqi, 5.4 vite burg
Sali Sallaku, 4.8 vite burg
Toni Naco, 1.4 vite burg

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll