Shazam është një nga programet më të përdorur në të gjithë botën, ku qindra miliona njerëz në mbarë botën e përdorin për të gjetur këngë të cilën e kanë dëgjuar në rrugë, lokal, film apo edhe radio dhe nuk i dinë titullin. Si çdo të diel, edhe këtë ditë të fundit të javës, intv.al jus jell klasifikimin e 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam. Një javë me surpriza, ku surpriza më e madhe është pikërisht “No Lie”, hiti më i ri nga Dua Lipa dhe Sean Paul. Pasi kanë “çmendur” të gjithë botën me këtë këngë të tyre, dy artistët e suksesshëm, janë kthyer në sensacion në vendin tonë, dhe kënga e tyre rënditet në vendin e 2-të. Kënga më e kërkuar edhe për këtë javë është “Shape of You” nga këngëtari britanik Ed Sheeran, një këngë e cila e ngjiti atë në vendin e parë në Billboard.Pjesë e surprizës janë edhe dy rikthime në këtë listë. Bëhet fjalë për “Vente Pa Ca” të Ricky Martin dhe Maluma, si dhe “Safari” të J Balvin, Pharrel Williams,Bia dhe Sky. Vendi i 4-ërt edhe për këtë javë për “Rockabye” të Clean Bandit, Sean Paul dhe Anne-Marie. Ështe evidente që shqiptarët pëlqejnë çdo këngë që realizon artisti Sean Paul, pasi çdo javë një nga këngët e tij ka qenë në këtë klasifikim.

Ja renditja e plotë:

5- J Balvin - Safari ft. Pharrell Williams, BIA, Sky

4- Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie

3- Ricky Martin - Vente Pa' Ca ft. Maluma

2- Sean Paul - No Lie ft. Dua Lipa

1- Ed Sheeran - Shape Of You

Published in MAGAZINA

Pas suksesit shumë të madh me klipin “In The Name Of Love” me Bebe Rexhën, Martin Garrix ka vendosur që të bashkëpunojë me një tjetër artiste shqiptare.

Published in MUSIC

Ende pa mbaruar muaji i parë i vitit 2017, Dua Lipa po ndjen se është me shumë fat.

Published in MUSIC

Përgatituni për videon e re të Sean Paul dhe Dua Lipa.

Published in MUSIC

Martin Garrix ka një tjetër hit nën mëngë dhe AS-i është Dua Lipa!

Published in MUSIC

 Duket se në duelin e heshtur “Rita Ora- Rihanna” po kryeson një tjetër këngëtare shqiptare.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Këngëtarja e talentuar ka folur hapur rreth transformimit të saj nga një sensacion viral në internet në një yll të muzikës pop.

“Duhet të punosh shumë shumë fort, jo vetëm për muzikën, por për çdo gjë në jetën tuaj”, u shpreh Dua Lipa në dokumentarin e dedikuar për të me titullin “See In Blue”, një dokumentar i shkurtër i realizuar nga “The FADER” dhe “YouTube Music”.

“Nuk mendoj se qëllimi im ishte të kisha një karrierë si kjo”, vazhdoi ajo.

Si vajza e një muzikanti, Dua Lipa u rrit e rrethuar nga muzika, dhe inspiruesit e saj në adoleshencë ishin Christina Aguilera, Stereophonics dhe Robbie Williams. Në moshën 15 vjeçare, ajo vazhdoi të postonte video në YouTube, duke treguar zërin e saj brilant me anë të cover-ave të këngëvë të saj të preferuara. Por kalimi nga regjistrimi në dhomën e gjumit, në regjistrimin në studio, nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.  “Unë kam patur ulje dhe ngritje, duke u munduar të gjeja vetveten”, tha Dua rreth procesit të zbulimit të zërit të saj.

Ky klip përfshin transforminin e Duas që nga videon e bëra në shtëpi, deri te shfaqjet e saj mahnitëse. Në “See In Blue”, Dua Lipa tregon të vërtetën se si kush aspironte të bëhej. Me qëllimin për të qenë vetvetja dhe e influencuar nga J.Cole dhe Nelly Furtado, ëndrrat e saj për të bërë një album që e konfirmon atë si një artiste, janë bërë realitet.

Ja dokumentari i plotë:

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Ishte një vit i mbushur me suksese për këngëtaren me origjinë shqiptare, por jo vetëm!

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Një tjetër sukses për Dua Lipën.

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP

Numërimi së prapthi për Krishtlindjet ka filluar! Në skenën ikonë 02 Arena në Londër eshtë mbajtur eventi më i madh i Krishtlindjeve në Britani, Jingle Bell Ball i Capital FM, stacionit muzikor më të ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar. Krahas artistëve më me emër si Shawn Mendes, Calvin Harris, Ellie Goulding, James Arthur, në skenë u ngjitën edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Teksa po luante pjesët e tij më të mira, Martin Garrix solli në skenë të mahnitshmen Bebe Rexha për të performuar super hitin e tyre “In The Name of Love”. Bebe bëri atë që di të bëjë më mirë, tu vjedhë zemrën fansave e t’i bëjë që të brohorasin. Edhe fansat iu përgjigjën lartësisë në të cilën ndodhej Bebe, pasi kënduan, dhe shijuan çdo sekond të kësaj performance.

Ndërkohë Duka Lipa realizoi performancën e saj të parë në Capital’s Jingle Bell Ball dhe siguroi që të ishte  e paharrueshme, si një shëtitje në park, duke mahnitur turmën me vokalin dhe prezencën e saj në skenë. Ylli në rritje ka patur një vit të mrekullueshëm dhe performanca e saj e në O2 Arena i vuri pikat mbi I këtij viti që ajo la pas.  Dua ua hoqi trurin fansave me hitin e saj “Bloë Your Mind” dhe jo vetëm.

Ajo e bëri shumë nxehtë gjithashtu me performancën e këngës “Hotter than Hell” me vokalin impresionues dhe veshjen gjithashtu.

Këngëtarja shqiptare kishte ruajtur dhe një as nën mëngë, pikërisht qershinë mbi tortë, një cover të hitit “One Dance” të Drake. Jemi të sigurtë që Drizzy është impresionuar gjithashtu nga ky version i Duas, thjesht imagjinoni nëse këta dy artistë do të realizonin një këngë së bashku?! Do të ishte e magjishme!

Krenohemi me ju vajza! 

Published in SHOWBIZ AND GOSSIP
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll