Kryeministri Edi Rama ka folur një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’ për Kosovën dhe vendimet e Presidentit Vucic për çështjen e njohjes së Pavërësisë. Ai fillimisht ka deklaruar se e ndien dhimbjen e Presidentit Vucic për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 
“E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vucic për të zgjidhur problemin e Kosovës. Iniciativa e Vucic për nisjen e dialogut të brendshëm për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” u shpreh ai.
I pyetur se cila është zgjidhja më e mirë sipas Ramës për Kosovën? Ai përgjigjet: “Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.
Kryeministri foli edhe për deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Dacic për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke thënë se zhurma rreth deklaratës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara.
Ndërsa përsa i përket raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama u shpreh se janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.

Published in INNEWS

Situata nga zjarret në vend është e rënduar, e për të kontrolluar situatën është përfshirë dhe ushtria. Këtë të premte Kryeministri Rama i ka falënderuar publikisht forcat e ushtrisë, të cilët kanë mbajtur nën kontroll dhe kanë bërë të mundur shuarjen e një numri të madh vatrash zjarri.
Edi rama në facebook:
“Ushtar i I, Vangjeli Limallari⭐ 20 vjeç dhe
Ushtar i I, Ornela Shaba⭐ 22 vjeç; dy ndër shumë heronjtë e këtyre ditëve të vështira përballjesh me zjarret, në kushte klimaterike asfiksuese?
Mirënjohje për ta dhe respekt për punën e tyre në shërbim të vendit???”

Published in INNEWS

Publikimi i raportit të dëgjesave për kryeqytetin një ditë më parë nga kryeministri Rama ka sjellë reagimin e fortë të Petrit Vasilit. Nëpërmjet një statusi në facebook me titullin Kryeministri u kthye nga emigracioni informojeni, Vasili e krahason kryeministrin me ata qe ishin dikur shokët e byrosë politike, të cilët nuk e njohin varfërinë e popullit.
Petrit Vasili:
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni...
Para viteve 90' shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetëra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetëra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s'ka siguri;
-që dhjetëra shkolla s'kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç'ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë...

Published in INNEWS
Tuesday, 08 August 2017 15:41

Vasili: Realiteti shqiptar përmes poezisë

Petrit Vasili ka zgjedhur të postojë një poezi për të treguar sipas tij realitetin në të cilin kalon vendi. Nëpërmjet një statusi të titulluar “skenari i pamëshirshëm të kohës dhe personazheve ku jetojmë”, Vasili tregon situatën e rëndë në të cilën gjendet vendi. Sipas tij, fabula e poezitë ku viktimës i kërkohet llogari ndërsa vrasësi hiqet si viktimë është realiteti në Shqipëri.
Statusi i Petrit Vasilit:
Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:
EJA KËNGA IME!...
Jorgo Bllaci
Eja kënga ime, s'kemi ç'rrimê,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t'u hequr me tërbim patkonjtë...
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë...
Ndaj, le t'ikim ku s'na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!...

Published in INNEWS

Sali Berisha ka zbardhur një nga përgjimet e bisedave të trafikantëve të drogës në Vlorë, të cilat u bënë publike dy ditë më parë. Për ish kryeministrin Berisha këto biseda tregojnë qartë lidhjen e trafikantëve me pushtetin dhe strukturat e policisë.
Sali Berisha:
“Gati në të gjitha përgjimet e trafikantëve të kanabisit në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë në Tiranë, apo drejtues kryesorë të policisë. Rasti më i fundit është ai i grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015 pasi u zbulua se përdornin një avion sportive, për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë”.
Sali Berisha le të kuptohet se kur flitet për pushtetin lidhja bëhet me rangje të larta, duke ju referuar edhe deklaratave të trafikantëve gjatë përgjimeve.
Sali Berisha:
“Përgjimet e fundit të shërbimeve inteligjente, të trafikantëve të lumit të drogës që vërshon drejt Italisë, kanë zbuluar se ata, shuma të mëdha parash ndajnë me të "mëdhenjtë" pra me narko-çakot dhe me "më të madhin fare" në Tirane, i cili është një dhe vetëm një; Noriega dhe vetëm Noriega!

 

Published in INNEWS

Ministri i Drejtësisë nuk pranoi asnjë nga dorëheqjet e krerëve të hipotekave në mbarë vendin, duke e konsideruar udhëzimin e Kryeministrit të papranueshëm, por vetëm pak orë më vonë reagoi qeveria. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit e kryeministrit bën të ditur se ka anuluar urdhrin e ministrit teknik demokrat. Qeveria bën të ditur se do të behën hetime rast pas rasti në çdo zyrë të hipotekës.
Njoftimi i qeverisë:
“Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.
Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”.

Published in INNEWS

Pas 4 vitesh bashkëpunim me Edi Ramën, Drejtoresha e COD në Kryeministri, Fatma Fshazi, ka njoftuar largimin e saj nga ky post, të cilin e mbante që prej vitit 2013. Ka qënë vetë zonja Fshazi që ka njoftuar largimin e saj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter. Duke shkruar se ka qënë një punë e p[pandalshme, madje edhe në maternitet zonja Fshazi njofton se nga sot ajo nuk është më pjesë e kabinetit Rama.
Fatma Fshazi:
“Ka qenë një ëndërr që gati askush si besonte, një punë e pafund, pa pushim real as në maternitet.
Por duhet një pike a presje për çdo gjë gjithsesi, e njërën nga këto e vura sot si drejtor i përgjithshëm i COD. Për çdo gjë ju lutem vijoni me ekipin!”.

Published in INNEWS

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në Samitin e Kartës së Adriatikut, i cili po mbahet në Mal të Zi, për tu takuar me numrin 2 të shtëpisë së bardhë, zv / Presidentin Mike Pence. Samiti i Kartës së Adriatikut është mbajtur në Podgoricë ndërsa në të merrnin pjesë liderët e vendeve ballkanike. Por në daljen e tij përballë medias, Pence në emër të presidentit Donald Trup dha mbështetjen e SHBA për integrimin e vendeve të rajonit të Ballkanit.

Mike Pence:
SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku. SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është bekim për vendet perëndimore, por edhe për botën.
“Karta e Adriatikut” është në nisëm e Shteteve të Bashkuara, ndërsa firmosja e marrëveshjes u bë në Tiranë. 3 ishin vendet e para që firmosën marrëveshjen, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedoni, ndërsa qëllimi i saj ishte integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO. Me kalimin e viteve pjesë e saj u bënë dhe vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor ndërsa pjesa më e madhe e tyre tashmë janë antare të NATO-s.

Published in INNEWS

Edi Rama paralajmëroi aksion kombëtar kundër “të fortëve”, por kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në facebook, kreu i PD thotë se aksioni i qeverisë në fakt ka si objektiv të varfrit dhe jo trafikantët e vërtetë.
Lulzim Basha:”
Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.
Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij,si kurrë ndonjëherë. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.
Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë”.

Published in INNEWS

Në shtator do të nisë një tjetër aksion i madh kombëtar në mbarë vendin, e që ka të bëjë me evidentimin e më pas konfiskimin e pasurive kriminale. 

Edi Rama:
“Është momenti që Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli të elementëve me rekorde kriminale në gjithë territorin e vendit, që janë simbole të këtyre feudeve të kultivimit të kanabisit, por jo vetëm. Që kanë statusin e të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm, lehtësisht të ndjekshëm penalisht dhe lehtësisht të goditshëm, përsa i përket aseteve që kanë në zotërim”.
Rama sqaron arsyet se përse ka vendosur që këtë operacion ta shtyjë në shtator, e që do të nisë me një element shumë të thjeshtë, automjetet që përdorin këta persona
Edi Rama:
“Mjafton që ky operacion, i cili duhet përgatitur me shumë kujdes dhe nuk duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik për lëvizjen e lirë të turistëve, menjëherë, me përfundimin apo me rënien e fluksit të turistëve, të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve. Mjafton që këta elementë shumë shqetësues për komunitetet, shumë shqetësues për rendin dhe për sigurinë, shumë shqetësues për faktin se mishërojnë pandëshkueshmërinë e më shumë se një çerekshekulli, të vihen para përgjegjësisë për të justifikuar vlerat marramendëse të automjeteve dhe aseteve të tyre, që të bëhet transparencë. Nga kjo transparencë të përgjigjen aty ku duhet përpara prokurorisë dhe gjykatës”.
Për Ramën policia e shtetit e ka shumë të thjeshtë që këtë operacion ta përmbyllë me sukses, pasi emrat e personave apo grupeve kriminale janë të njohur për çdo zonë.
Edi Rama:
“Policia e Shtetit ka gjithë informacionin e duhur. Kujtesa e Policisë së Shtetit është mjaftueshmërisht e pasur me emra, me bëma, me lidhje, me lëvizje të këtyre lloj mikrobeve, që të bëjë të mundur një operacion super të suksesshëm në këtë drejtim, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë komuniteteve, njerëzve të zakonshëm, që koha kur shteti ishte vetëm një alternativë e sigurisë së tyre dhe kur duhet ta kërkonin sigurinë, duke iu paguar renta si biznese, apo duke iu nënshtruar këtyre elementëve, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll