Edhe ushqimet mund të na vrasin. Në këtë rrezultat ka arritur OBSH teksa publikon statatistikat e sëmundjeve diarreike të shkaktuar nga ushqimi dhe uji që vrasin 2 milion njerëz çdo vit në botë. E shumica e tyre për fat të keq janë fëmijë.
Janë përllogaritur se 3 % e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi çojnë në probleme kronike shëndetësore. Nga ato të veshkave, hepatitet, çrregullimet neurologjikë apo kanceri. OBSH thotë se ka 200 sëmundje infektive që shkaktohen dhe shpërndahen nëpërmjet ushqimit dhe parandalimi i tyre është një sfidë për të gjithë autoritetet shëndetësore në botë.
E njerëzit që jetojnë në varfëri janë më të pambrojturit nga rreziqet ndaj sëmundjeve me prejardhje nga ushqimet, por ndryshimet demografike dhe mjedisore, si plakja e popullsisë, migracioni në rritje, emergjencat, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të motit po vënë në rrezik gjithmonë e më shumë popullsinë. Ndryshimet në stilin e jetesës, duke përfshirë urbanizimin, udhëtimet, ngrënien e më shumë ushqimeve jashtë shtëpisë dhe prirjet e reja ushqimore gjithashtu po rrisin riskun ndaj sëmundjeve me origjinë nga ushqimet.

Published in INNEWS

Në vendin tonë është zbuluar nga një ekspert i huaj një substancë, që përdoret në bujqësi shumë i rrezikshëm për brezat që do vijnë. Ekperti Alban Zusi thonë në një intervistë për IN News se kimikati trashëgohet, pasi qëndron në ADN e njeriut dhe dëme iu shkaktohen më shumë brezave me rradhë.
Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë thotë se të paktën vitet e fundit më siguri kanë prodhimet që vijnë nga jashtë me argumentin se ato të paktën në vendet e tyre e kanë kaluar sitën e kontrollit.
Fermerët shqiptarë abuzojnë me prodhimet për hir të fitimeve. Ekspertë thonë ata duan, që ato të rriten apo piqen shpejt e për këtë përdorin kimikate të ndryshme deri të ndaluara në botë.

Published in INNEWS

Besohet se sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit. Por nuk është rasti për vendin tonë madje dhe për SHBA.
Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi 9,982 dollarë, por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë mesatarisht 78 vite e 9 muaj. Nga të dhënat e në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë më të ulëtat në rajon, por jetëgjatësia më e madhe mesatarisht një shqiptar jeton  78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar. E kjo është e qartë dhe nga shpenzimet pasi prahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shpenzimet për shëndetësinë zënë vetëm 2.9%  të PBB-së në Shqipëri. Ndrësa habitesh kur sheh të dhënat për Serbët, të cilët shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, por jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.
Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku jetojnë mesatarisht 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite,  italianët me 82 vite e shtatë muaj, irlandezët me 82 vite e gjysmë.
Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.
Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor. Në krahasim, 10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma.

Published in INNEWS
Wednesday, 16 August 2017 16:40

Kur shpërndahen librat dhe nis shkolla[VIDEO]

Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat se kur nis shpërndarja e teksteve shkollore. Ato do të nisin të shpërndahen në 25 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator. Dita e parë e shkollës për nxënësit e sistemit parauniversitar, këtë vit do të jetë data 11 shtator. Kjo do të thotë se, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësit në sistemin arsimor parauniversitar do të jenë pajisur me tekstet, që do të shpërndahen në pikat e autorizuara për këtë qëllim pranë shkollave. Por Ministria e Arsimit, në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për shpërndarjen e librave. Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve që të bëjnë kujdes dhe të përzgjedhin vetëm ato tekste që përmban katalogu i miratuar nga kjo e fundit, i cili është publikuar nëpër shkolla, në mënyrë që të mos bien prè e shitësve që rëndojnë listën duke shtuar nga vetja fletore pune e materiale të tjera didaktike.

Deri tani janë botuar 95% e titujve të librave shkollore.

Published in INNEWS

Të rinjtë e zonave jugore të vendit që kanë ëndërruar që të hapin një biznes mund ta gjenë veten shumë shpejt me një të tillë. Të gjithë ata që janë nën 35 vjeç dhe kanë një ide sipërmarrjeje në sirtar mund të trokasin në derën e Invitalia-s për të përfituar një ndihmë deri në 50 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të mbuluar shpenzimet dhe për të nisur biznesin e tyre. Në rast se janë më shumë se një anëtar, shuma e përfituar mund të kapë vlerën edhe të 200 mijë euro.
Shoqëria italianë do të vlerësojë projektin dhe do të përgjigjet brenda gjashtëdhjetë ditëve nga data e prezantimit të projektit nga sipërmarrësi i ri.
Financimi do të jetë deri në 50 mijë euro, nga të cilat 35% do të jenë në formën e grantit dhe pjesa tjetër do të mundësohet në formën e kredisë nga bankat me normë interesi zero,  në dobi të fondit të Garancisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Invitalia do të hyjë në një marrëveshje me Shoqatën Italiane të Bankave për të përcaktuar kushtet e lëshimin e kredive.
Institucioni mbulon të gjitha iniciativat sipërmarrëse që kanë të bëjnë me artizanatin, industrinë, turizmin, peshkimin dhe shërbimet. Kushtet për përfituesit. Ata nuk duhet të jenë titullarë në ndonjë biznes tjetër deri në shlyerjen e kredisë dhe nuk duhet të kenë kontratë punë me kohë të papërcaktuar.
Fondi total është 1.25 miliardë euro deri në 2025 si pjesë e Fondi për Zhvillim dhe Vazhdimësi.

Published in INNEWS

Qeveria ka shpenzuar 275 milionë dollarë për politikat e strehimit në 5 vitet e fundit. E vetëm 81 milionë i përkasin kontributit të dhënë nga pushteti vendor, pjesën tjetër e kanë paguar taksapaguesit shqiptarë.
Janë këto disa nga shifrat që zbardh një dokument i fundit i Ministrisë së Zhvillimit Urban i cili fokusohet me detaje tek politikat e strehimit social. Të dhënat janë nxjerrë nga shkëmbimi i shifrave me njësitë vendore, por edhe institucionet qëndrore.
Një ndër problemet që haset lidhur me strehimin social duket se është baza e dobët e të dhënave. Nga pyetësorët që janë zhvilluar me njësitë vendore ka rezultuar që një pjesë e mirë të tyre nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e të pastrehëve dhe kyesisht janë qytete më të mëdha të vendit.
Për programin me numrin më të madh të aplikantëve që janë banesa me kosto të ulët pra me kredi të lehtësuar janë  bërë 8769 kërkesa, kurse programi me numrin më të vogël të aplikantëve është programi me grante të vogla me vetëm 101 kërkesa. Po vetëm 5336 kanë arritur të përfitojnë nga programet e bashkive. Përtej dëshirës që kanë njësitë vendore për ta parë me prioritet pjesën e strehimit kufizues mbetet elementi financim dhe kjo është listuar nga 50 prej tyre si problemi kryesor.

Published in INNEWS

Një pjesë e madhe e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike e vendit është e mirë. Përfundimi ka dalë nga një anketim i kryer nga eurobarometër, për llogari të Komisionit Europian. Sipas vrojtimit, 55 për qind e shqiptarëve mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë është përgjithësisht e mirë, 44 për qind e vlerësojnë atë përgjithësisht të keqe, ndërsa 1 për qind nuk ka dhënë asnjë vlerësim. Eurobarometëri ka pyetur 1083 persona, gjatë periudhës nga 20 deri në 28 maj të këtij viti, që përkon me çeljen e fushatës elektorale. Intervistat janë zhvilluar ballë për ballë dhe rezultatet u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Ky është një vrojtim periodik, që komisioni e bën për të gjitha vendet anëtare dhe ato kandidate. Sipas tij, krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar, pjesa e shqiptarëve që e vlerësojnë të mirë gjendjen ekonomike është rritur.
Por rezultati më surprizë, është se shqiptarët e vlerësojnë më pozitivisht ekonominë edhe se sa qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian, ndonëse i kanë të ardhurat për frymë 3.3 herë më pak se ta. Pra mund të thuash se kënaqemi dhe me pak. Sipas vrojtimit, në BE, janë vetëm 45 për qind e qytetarëve që e vlerësojnë si të mirë situatën ekonomike të vendit të tyre, ndërsa 51 për qind mendojnë se ajo është e keqe.

Published in INNEWS

Alarmi për ushqimet jocilësore në vendet jo anëtare të BE ka shqetësuar dhe Komisionin Europian. Në vendin tonë ka me dhjetra denoncime në lidhje me produktete ushqimore që hyjnë nga jashtë. E së fundmi më shumë jehonë ka marrë mielli, që vjen nga Serbia që ka rezultar totalisht i papërshtatshëm për bukën, pasi ka mungesë të theksuar elementësh ushqimorë. Një tjetër element që ka marrë vëmendje të shtuar është se shumë ushqime përmbajnë vaj palme që është indikator për sëmundjet kancerogjene.
Për arsye të ngjashme BE do detyrojë kompanitë të mos e trajtojnë Europën Lindore si “kazanin e plehërave” ushqimore, ka lënë të nënkuptohet Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Ai ka thënë se ushqimet në dukje identike,  përmbajnë përbërës jo të njëjtë dhe se kjo praktikë diskriminon vendet e juglindjes së Evropës. Juncker ka shtuar se do të nxjerrë në shtator udhëzimet se si të interpretohet direktivat ekzistuese mbi sigurinë ushqimore.
Ndërsa kompanitë ushqimore kanë mbrojtur praktikat e tyre me argumentin se konsumatorët në lindje janë më të varfër se konsumatorët në lindje dhe ushqimet shiten rreth 25 përqind më lirë.

Published in INNEWS

Vera e nxehtë s’mund të kalohet vetëm në shtëpi dhe lokale. Po edhe në parqe me lojra dhe informacione të ndryshme.
Për herë të parë këtë vit Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ka konceptuar aktivitete të larmishme për çdo grupmoshë. Argëtim dhe edukim, me këtë moto të gjithë fëmijët dhe prindërit mund të vizitojnë çdo ditë parkun e liqenit, pasi aty është ngritur një kamp veror. Veç lojrave vullentarë të shumtë japin dhe informacione në lidhje me mjedisin dhe shëndetin. Kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekracionit, Blendi Gonxhe, për IN News thotë se nga ky kamp përfitojnë edhe fëmijë të shtresave të varfra.
“Në natyrë të gjithë janë njëlloj si të pasur si të vafër,” tha Gonxhe.
Edhe orët e tjera të ditës mund të shfrytëzohen fare mirë në natyrë. Tek Parku Multisportiv tek Liqeni mund të ushtrosh sporte të ndryshme me instruktorë.

Mendoni se për moshat e treta dhe jo vetëm nuk ka aktivitete? Gaboheni.

Edhe për ta ofrohen filma falas.
Shumë vullentarë edhe në mënyrë të pavarur jo detyrimisht përmes shoqatave janë pjesë e këtyre organizimeve dhe për këtë arsye ata përfitojnë përvojë dhe çertifikata që iu vlejnë gjatë kërkimit të një pune.

Published in INNEWS

Në Shqipëri ambientalistët dhe qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e vendit. E një nga personazhet më të dashuruar me Vjosën është dhe përfaqësuesja e Rafting Albania Blerina Ago e cila prej kohësh mendon për banorët e këtij lokaliteti dhe me një grup tjetër të rinjsh bëjnë një turizëm ndryshe. Ajo shprehet shumë e shqetësuar për dëmtimin e turizmit në vend, pasi thotë se kanë sinjale se do hapet sërisht çështja e konçensioneve të hidrocentraleve.
Ago rendit dhe disa faktorë që mbështesin argumentin e saj se përse është më mirë turizëm në Vjosë se energji. Ajo e lidh këtë me varfërinë apo emigrimin e të rinjve. Deklaratat Blerina Ago i bëri nga studio e 3Jat në IN TV.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll