INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJI SURPRIZË i protestës/ Noka fton protestuesit të rrethojnë Kryeministrinë

DETAJI SURPRIZË i protestës/ Noka fton protestuesit të rrethojnë Kryeministrinë

Publikuar më: 11:37 16-03-2019

I pari zyrtar i PD që foli gjatë protestës ishte ish deputeti Flamur Noka. Ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë se duhet të tregojmë që dimë të protestojmë dhe të shfaqim vlerat e qytetërimit.

Ai shtoi se kjo protestë do të jetë një marshim duke e ftuar kryeministrin Rama të largohet.

“Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetërimit. Ne do të marshojmë, kjo protestë do të jetë marshim. Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde. Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik! Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë, Rama ik, Rama ik! Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Populli ka folur! Rama ik! Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni vëllezër! Rama ik! Rama ik! Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik. Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?! Marshim proteste! Do të marshojmë, protestë ndaj bandës. Përpara!”, tha Noka, duke ftuar protestuesit të rrethojnë kryeministrinë.

Article Logic
Execution time: 0.0019259452819824