INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Dha lajmin e trishtë, por MOZZIK i bashkohet Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipa-s! Mos e besoni po deshët! [FOTO]

Dha lajmin e trishtë, por MOZZIK i bashkohet Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipa-s! Mos e besoni po deshët! [FOTO]

Publikuar më: 21:46 20-06-2018

Mozzik është një ndër reperet me te njohur shqiptare dhe pas shumë problemeve që i ndodhën me ish-labelin e tij, ON Records, ai vazhdon t’ia dale me sukses. Madje së fundmi ai ka dhënë një lajm vërtet të trishtë për të gjithë fansat e tij. Ai gjatë gjithë verës dhe deri më 1 janar të vitit 2019 nuk do japë asnjë concert. Por të paktën projektet nga ai do vazhdojnë dhe me shumë siguri do jenë HIT-e, si të gjitha këngët e tij deri më tani.

"I lajmëroj fillimisht fansat që këtë vit nuk do të jem prezent në koncerte, turne, organizime në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani e gjithandej botës. Sigurisht që do më mungoni dhe ju, sepse tani jeni bërë pjesë e jetës time. Kam në plan shumë projekte të cilat do t'jua dëshmoj gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Këngët, videoklipet, bashkëpunimet nuk do të ndalen. Ndërsa koncertet fillojnë nga muaji janar i vitit 2019. Shihemi. Me respekt Mozzik.", shkruan reperi, por surprizat nga ai nuk mungojnë.

Shumë pak prej fansave të tij, për të mos thënë askush nuk vuri re detajin që ne të intv.al dalluam. Në mbishkrimin krahas fotos ai shkruan: “Do flet koha, ju premtoj”, por detaji qëndron te ‘hashtag’-et (#), që Mozzik ka vendosur. Një prej tyre është #WARNERMUSIC, ku bëhet fjalë për gjigandët e industrisë muzikore. Në të bëjnë pjesë edhe 3 shqiptaret me famë botërore Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa. Epo tani duhet thënë se detajet janë ato që na surprizojnë dhe tani ky po që është një SUPER lajm për fansat e tij./intv.al/

mz.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010530948638916
    array(1) { ["section"]=> string(114) "dha-lajmin-e-trishte-por-mozzik-i-bashkohet-rita-ores-bebe-rexhes-dhe-dua-lipa-s-mos-e-besoni-po-deshet-foto-62384" }