INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur i hoqi vijën Dua Lipas, sot Rita Ora e bën pjesë të INSTAGRAM-it të saj! Jo vetëm të dyja, bashkë me to edhe Bebe Rexha [FOTO]

Dikur i hoqi vijën Dua Lipas, sot Rita Ora e bën pjesë të INSTAGRAM-it të saj! Jo vetëm të dyja, bashkë me to edhe Bebe Rexha [FOTO]

Publikuar më: 23:25 08-06-2018

Janë tre artistet më të famshme të momentit në industrinë muzikore botërorë. Më e ndjekura nga treshja në Instagram është Rita Ora, më pas Dua Lipa dhe e treta Bebe Rexha.Tashmë dihet që Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë një miqësi dhe shpesh herë takohen me njëra-tjetrën, madje pak ditë më parë publikuan videoklipin e këngës ‘Girls’ ku bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe reperen Cardi B e yllin, Charli XCX.

rita-on-spotify.jpg

Por kjo miqësi shihet të mos jetë mes Ritës dhe shqiptares tjetër, Dua Lipa-s. Kujtojmë se para pak kohësh ORA në një ‘insta story’ tregoi se renditej në vendin e tretë në listën e artisteve femra më të suksesshme në iTunes dhe Spotify, por si duket Rita fshiu ‘dashur pa dashur’ emrin e Dua-s, e cila ishte në vend të dytë (fotoja më lart). Ndërsa sot si duket gjërat kanë ndryshuar dhe Rita e tregon se s’ka pse të fshijë më emrin e Lipa-s në klasifikime. Mesa shohim të treja shihen në story-n e Ritës dhe kjo na gëzon pafund./intv.al/

bb897f3e-ded5-472d-ae4a-3c7b01dd230a.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768