INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa ushqime është e ndaluar të ngrohen në mikrovalë. Mësoni cilat…

Disa ushqime është e ndaluar të ngrohen në mikrovalë. Mësoni cilat…

Publikuar më: 16:16 14-05-2019

Mikrovala për shkak të kohës së shkurtër që duhet për ngrohjen e ushqimeve përdoret masivisht. Por janë disa ushqime të cilat nuk duhet të ngrohen asnjë herë me mikroval pasi kjo mënyrë shkakton dëme serioze në shëndetin tuaj. Këto ushqime janë:

Mishi
Nuk duhet shkrirë në mikrovalë kur e nxirrni nga frigoriferi. Mund të çojë në shpërndarje të pabarabartë të nxehtësisë, e cila mund të lejojë që bakteret të rriten. Mënyra më e sigurt për të shkrirë mishin është ta lini gjatë natës.

Vezët e ziera
Ngrohja e shpejtë nga mikrovala krijon shumë avull në vezë dhe ajo plas. Do të jetë dhe e vështirë për të pastruar mikrovalën më pas.

Qumështi i gjirit
Jo vetëm që qumështi i gjirit në mikrovalë e ngroh atë në mënyrë të pabarabartë, gjë që mund të krijojë pika të nxehta për bebet tuaja. Studime të tjera kanë zbuluar se kjo metodë e ngrohjes mund të shkatërrojë disa proteina imunitare që gjenden qumështin e gjirit.

Uji
Kur uji të nxehet, ai nuk është në të vërtetë I zier, kështu që ka shumë të ngjarë që sapo të shtoni diçka në të, si një çaj, kjo do të shkaktojë një shpërthim në rritje.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596