INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e të Drejtave të Njeriut, Basha: Po shkelen  liritë, Rama i asgjesoi, bashkohuni

Dita e të Drejtave të Njeriut, Basha: Po shkelen liritë, Rama i asgjesoi, bashkohuni

Publikuar më: 13:29 10-12-2017

Sot është dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, dhe në një postim në rrjetin social Facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha se sot duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, fëmijëve, por sipas tij shqiptarët ende nuk zgjedhin do të lirë.

Sipas kryedemokratit Edi Rama i ka asgjesuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe kërëcënime. Ai bën thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen pasi kjo qeveri po shkel me këmbë të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë.

Postimi i plotë

Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne.

Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit.

Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime. Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.

Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207