INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Ndërkombëtare e Rinisë/ Basha: Qeveria ka braktisur të rinjtë shqiptarë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë/ Basha: Qeveria ka braktisur të rinjtë shqiptarë

Publikuar më: 15:45 12-08-2018

Në Ditën ndërkombëtare të Rinisë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetin social Twitter për të përcjellë mesazhin e tij për të rinjtë shqiptarë.

Basha rikonfirmoi mbështetjen e PD-së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universiteteve dhe do të ofrojë stazhe pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet.

Gjithashtu, kreu i opozitës nuk ngurroi të akuzojë qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendi.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117