INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do bëheni të famshëm? Horoskopi zbulon dy shenjat që kanë më shumë mundësi për të ecur në tapetin e kuq

Do bëheni të famshëm? Horoskopi zbulon dy shenjat që kanë më shumë mundësi për të ecur në tapetin e kuq

Publikuar më: 23:54 31-10-2018

Ja cilat janë shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm. Mesa duket fusha e suksesit është ndër më të mirat e tyre, prandaj shihni cilat janë, sipas Dr. Mark Hamilton nga Universiteti i Connecticut :

1. Ujori

Personat që i përkasin shenjës së ujorit eksperimentojnë në shumicën e kohës dhe kjo i çon ata drejt suksesit. Ujorët i duan gjërat e vërteta dhe janë të pavarur. Dëshira për të pasur sa më shumë liri, i bën ata të ndjekin ambiciet e tyre. Ata analizojnë çdo gjë që ndodhet pranë tyre, prandaj ruhen shumë nga dështimet. Një armë tjetër të fortë që ujorët kanë, është edhe mosbesimi që kanë ndaj të tjerëve. Rrethi i tyre shoqëror është mjaft i ngushtë, gjë që i bën të kenë një rrugë pa pengesa drejt suksesit. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje, kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm. Ja disa prej tyre: Etta James, Oprah Winfrey, Harry Styles, Justin Timberlake, Ed Sheeran, Shakira, Jeniffer Aniston etj.

2. Peshqit

Personat e shenjës së peshqëve janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre. Ata janë të mirë, por edhe të rrezikshëm, kur bëhët fjalë për interesat e tyre individuale. Një peshk nuk ndikohet nga armiqësia, pasi e bën shumë mirë rolin e personit që nuk ka vënë re asgjë. Kjo gjë i bën ata të ecin përpara pa e vrarë mendjen se kush po i pengon drejt suksesit. Ata priren edhe të dalin nga gjërat e përditshme dhe të notojnë në një drejtim që vetëm ata e dinë. Rreziku që marrin i çon drej rrugës së suksesit. Ja disa nga të famshmit që i kanë pasur këtë shenjë: George Washington, Victor Hugo, Albert Einstein, Rihanna, Justin Bieber, Adam Levine, Steve Jobs etj.

Article Logic
Execution time: 0.0030608177185059