INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shkoni edhe ju tek festivali i Dua Lipa? 7 rregulla veshje që duhen patur parasysh në ‘Sunny Hill’ [FOTO]

Do shkoni edhe ju tek festivali i Dua Lipa? 7 rregulla veshje që duhen patur parasysh në ‘Sunny Hill’ [FOTO]

Publikuar më: 17:26 08-08-2018

Duke ditur që brenda pak ditësh do të mbahet festivali më i madh i muzikës Sunny Hill Festival, i cili po konsiderohet të jetë ngjarja më e madhe kulturore në vend, ne po ju sjellim disa nga rregullat kryesore të veshjes për festivalet muzikore.

1.Mbaje stilin tënd

Mbaje mend: Nuk është festa e Halloween ku ju duhet të transformoni dukjen tuaj. Mënyra më e mirë për të planifikuar veshjen për festival është që gjithmonë Ti duhesh të marrësh parasysh stilin tënd personal, dhe ta përziesh atë me një stil bohem, rock, apo ndonjë element të viteve të 60 –ta. Është shume e thjeshtë pra, ti duhesh vetëm të mbash stilin tënd, mirëpo vetëm në një nivel më ndryshe.

2b84b809115ec2185b0e4801b9616aa6.jpg


2.Zgjidh një vetëm një element

Juve ju duket se nuk do të gaboni nëse veshja e juaj përcjellët vetëm me një vibe, bohem apo rock, mirëpo e vërteta është se ju edhe mund të gaboni. Nëse veshja e juaj është tërësisht e përfshirë në ndonjërin prej stileve bohemian, rock, hippie atëherë ju mund të dukeni edhe pak qesharak, dhe për atë është mirë që të zgjedhni vetëm një element të këtyre stileve dhe ta përzieni atë me ndonjërën prej veshjeve të cilën e keni në dollap, dhe ju do të dukeni shumë cool.

2.jpg


3.Bli diçka me fije

Fijet gjithmonë janë pjesë e sfilatave të botës, dhe kjo gjithmonë ju lejon që ju ti përdorni ato edhe gjatë sezonës së festivaleve. Ju mund të kombinoni këto fije në çantën tuaj, jakne, çizme apo edhe ti përdorni edhe si aksesorë për flokë.

3.jpg


4.Shto një kontrast

Nëse ju zgjedhni të vishni një fustan të gjatë, atëherë kombinojeni atë me një jelek të lëkurës, apo nëse vendosni të vishni xhinse të shkurta atëherë kombinoni ato me çizme, shkruan telegrafi.al.

4.jpg

 

5.Blini rroba të vjetra

Për një çmim shumë të arsyeshëm ju mund ta keni dukjen më të dëshirueshme. Vizitoni dyqanet që ofrojnë veshje të përdorura se vetëm aty ju mund të gjeni veshje të viteve 60 –ta , 70-ta, 80 –ta, 90-ta etj.

5.jpg

 

6.Harroni Sandalet

Festivalet muzikore zakonisht mbahen në ambiente të gjelbëruara, e nëse ju keni gishtat e këmbës të zbuluara atëherë gjasat për ti lënduar këmbët me ndonjë gurë, apo insekt të padëshiruar janë të larta. Kështu që mbështetuni tek atletet, çizmet apo këpucët e mbyllura.

6.jpg

 

 

7.Mos harroni xhupin

Ndoshta do të tingëllojë e çuditshme të mbash xhup në sezonin më të nxehtë të verës, mirëpo edhe në shkretëtirat më të mëdha të botës nuk është nxehtë 24 orë. Merr diçka të lehtë të cilën mund ta lidhësh afër belit, apo ta mbash në çantë.

7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229