INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Do të ankohesh? AMK pret 120 të tilla në muaj, përgjigjen e merrni shpejt...[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 17:07 20-02-2018

IN Tv asistoi gjatë një telefonate të një qytetari në zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, që kishte të bënte me vonesën e autobusave në stacionin pranë Shallvareve.
Si kjo ankesë janë me dhjetra, që i drejtohen çdo ditë Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit nga qytetarët e Tiranës, ku më të shpeshtat janë ato, që lidhen me transportin publik.
Por cilat janë rrugët se si konsumatorët mund të depozitojnë ankesat e tyre në këtë agjenci?
“Trendi i këtij viti është se shumica e ankesave vijnë përmes telefonit dhe në mënyrë elektronike, po ka dhe konsumatorë, që vijnë vetë, në 2017 kishte më shumë të tillë. Një formë tjetër është dhe ajo përmes Tirana Ime,” tha për IN News, specialistia pranë AMK, Irma Vuci.

akm.jpg

Ankesat, që trajtohen vetë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit marrin një përgjigje dhe zgjidhje më të shpejtë. Ndërsa ankesat që kjo agjenci ia delegon institucioneve të tjera në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe jo vetëm marrin pak më shumë kohë rreth 2 javë.
Në total vetëm për një muaj numri i ankesave shkon deri në 120 të tilla dhe sipas Irma Vuci ato nga viti në vit janë rritur, pasi konsumatorët janë ndërgjegjësuar.
Po cilat janë ankesat më të shpeshta?
“Kryesojnë ato për linjat e autobusave, për ndotjen nga mbeturinat, për qentë e rrugë, për infrastukturën,” tha Vuci.
Disa nga rastet e denoncuara nga konsumatorët janë deleguar nga AMK dhe në gjykata, ku kanë marrë dhe gjoba apo dënime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617