INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të prekesh apo jo nga infarkti akut, risku është i shkruar në ADN

Do të prekesh apo jo nga infarkti akut, risku është i shkruar në ADN

Publikuar më: 11:07 15-05-2019

Të gjithë ata të cilët janë të riskuar nga infarkti kanë një shenjë specifike në gjak.

Në këtë përfundim ka arritur një studim Italian i cili ndihmon të gjithë ata persona të cilët janë më të rrezikuar në mënyrë që të ndërhyhet në mënyrë urgjente. Infarkti është një nga shkaktarët kryesore të shumë vdekjeve në botë.

Ndërsa rezultatet e këtij kërkimi i cili zbuloi një shenjë specifike në gjak do të ndihmojë edhe mjekët.

Pothuajse të gjitha sindromat akute koronare përfaqësojnë sëmundje të arterieve koronare, të shkaktuara nga stili i jetesës dhe trashëgimia, dhe të kuptuarit e lidhjes mes këtyre dy variablave ishte objektivi kryesor i studimit.

Ekspertët morën në analizë pacientë të sëmurë me zemër, jo të prekur nga infarkti dhe të tjerë që kishin pësuar infarkt.

Ata u munduan të identifikojnë variantet molekulare që lejojnë të identifikohet se kush është më i predispozuar të pësojë një gjendje të infarktit akut në një kohë shumë të shkurtër.

Në vecanti ata analizuan ‘ mesazhet e vogla’ të ARN, jo koduese por që qarkullonin në gjak. Këto molekula që veprojnë si çelësa kanë rol shumë të rëndësishëm në gjene dhe mund të kontrollojnë proceset biologjike,sic janë përhapja e qelizave, metabolizmi i yndyrës dhe zhvillimi i tumoreve.

Përmes analizave molekulare në gjak u identifikua sjellja jo normale e disa qelizave U pa se ato ishin në nivele më të ulta tek pacientët që kishin pësuar infarkt sesa tek ata që vuanin nga sëmundjet e zemrës por që janë në gjendje të qëndrueshme.

Kjo shpjegojnë ekspertët është një situatë specifike për rastet e infarktit akut. Një analizë e tillë, mund të identifikojë ata që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të sulmit në zemër dhe që kërkojnë ndërhyrje dhe vlerësime të menjëhershme Dhe kështu hap rrugën për një mjekësi më të personalizuar.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0043489933013916
    array(1) { ["section"]=> string(73) "do-te-prekesh-apo-jo-nga-infarkti-akut-risku-eshte-i-shkruar-ne-adn-93831" }