INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Doni t'i bëni një të mirë fëmijës tuaj për 1 qershorin e për gjithmonë?

Doni t'i bëni një të mirë fëmijës tuaj për 1 qershorin e për gjithmonë?

Publikuar më: 10:38 11-06-2018

- Jepini sa me pak embelsira!

Perse?

Sepse ...

- Sasi te medha te sheqerit qe merren nga embelsirat dhe pijet me sheqer shkaktojne te femijet dhimbje koke, stomaku dhe barku.

- Sheqeri i perdorur ne lengjet e frutave eshte i formes fruktoze, sheqer frutash, qe ne sasi te medha shkakton diarre dhe fryrje barku.

- Kur konsumohet shume sheqer permbushet nevoja e organizmit per energji. Femijet nuk kane me uri dhe NUK konsumojne ushqim me vlera ushqimore te domosdoshme per nje rritje te shendetshme. Si pasoje femijet ndjejne lodhje dhe dhimbje koke, cka i prish dhe qetesine.

- Sheqeri shkakton prishje te dhembeve.

- Konsum pa kriter i sheqerit con ne mbipeshe dhe zhvillimin e semundjes se diabetit.

Sa sheqer mund te konsumoje nje femije?

Femijet MUND te konsumojne sasi te kufizuara sheqeri ne formen e embelsirave apo pijeve te embelsuara me sheqer por eshte e rendesishme te kufizohet sasia. Keshillat mbi sasine perpilohen zyrtarisht nga institucione si organizata boterore e shendetesise. Per t'i kuptuar dhe zbatuar keto keshilla duhet te njohim termin 'sheqer i lire'.

- Sheqer i lire eshte sheqeri qe i shtohet ushqimit nga prodhuesit, per shembull sheqeri qe permban nje shishe Coca Cola. Por dhe sheqeri qe gjendet natyralisht ne mjalte, shurupe, lengje frutash apo koncentrat frutash.

Keshilla e OBSH-se eshte si vijon: mund te konsumohet sheqer i lire por jo me shume se 10% e sasise ditore te kalorive qe i nevojiten nje individi perfshire dhe femijet (2 vjec e siper). Por se sa kalori duhet te konsumoje nje femije eshte e veshtire te percaktohet specifikisht. Mosha, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i femijes percaktojne nevojen e kalorive ditore. Per kete arsye nuk mund te jepen keshilla konkrete qe t'i pershtaten te tere femijeve.

Pergjithesisht lejohet nje sasi mesatare prej 25-gram, ekuivalente me 6 luge caji sheqer. Per krahasim, 250 ml (nje gote e madhe) Coca-Cola permban afersisht 27 gram sheqer.

E rendesishme eshte gjithashtu te kuptohet qe sheqeri i lire gjendet dhe ne forme te fshehur ne shume produkte qe femijet konsumojne. Per shembull ne salcen e ketchup-it me te cilen shoqerohen patatet, ne lengje frutash, mjalte e recel. Keto produkte jane ne vetvete te shendetshme, por te kombinuara me emblesira, coca-cola, fanta e patatina bejne qe te tejkalohet sasia e konsideruar e shendetshme e sheqerit dhe si pasoje e kalorive ditore.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0013461112976074
array(1) { ["section"]=> string(76) "doni-t-i-beni-nje-te-mire-femijes-tuaj-per-1-qershorin-e-per-gjithmone-61345" }