INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të studioni në SHBA? Ambasada Amerikane ju tregon si ta bëni ëndrrën realitet [FOTO]

Doni të studioni në SHBA? Ambasada Amerikane ju tregon si ta bëni ëndrrën realitet [FOTO]

Publikuar më: 19:38 17-11-2017

E kemi dëgjuar shpesh që Amerika është shteti i mundësive dhe jo më kot të gjithë ne mezi presim Lotarinë Amerikane e më pas qëndrojmë me shpresën se do jemi fitues të saj. Por përveç Lotarisë Amerikane, një mundësi e mirë për të shkuar në SHBA është edhe me anë të studimeve. E lidhur me këtë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’ ambasada tregon të gjitha programet e studimit që ofrohen nga universitetet në SHBA. Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës (ECA) ofron shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë programe me fokus rininë me qëllim fuqizimin e brezit të ri dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës së shkollave të mesme, studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si edhe mundësi për zhvillim profesional.

“?? | Sot është #DitaNdërkombëtareEStudentëve! Shumë shqiptarë kanë studiuar dhe vazhdojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, vitin e kaluar kishte 10% rritje të studentëve shqiptarë në universitetet amerikane. Jeni edhe ju të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Vizitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB): http://ëëë.educationusa.al/ për informacion pa pagesë për arsimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe nëse dëshironi më shumë informacion për programet tona të shkëmbimit, klikoni këtu: https://goo.gl/RQBPPË”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0019500255584717