INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dron që mban njerëz? Njihuni me makinën fluturuese dhe çmimin e saj

Dron që mban njerëz? Njihuni me makinën fluturuese dhe çmimin e saj

Publikuar më: 15:54 14-07-2018

Një makinë fluturuese që nuk ka nevojë për licensë piloti për të operuar është krijuar në Kaliforni. Black Fly mund të udhëtojë deri në 40 kilometra në një shpejtësi prej 62 km/h. Prodhuesit e saj thonë se do të kushtojë njësoj sa një makinë tipike sportive, por modelet e para do të jenë më të shtrenjta. Makina u zbulua të enjten dhe është financuar nga bashkëthemeluesi i Google Larry Page. Page është gjithashtu pas Kitty Hawk, një start-up tjetër i SHBA, që aktualisht po teston avionin e tij personal në Las Vegas. Disa makina të tjera rivale fluturuese janë në zhvillim anembanë globit. Makina është testuar në Kanada, ku autoriteti i aviacionit të vendit ka autorizuar përdorimin e tij. Ashtu si Kitty Hawk, Black Fly ndoshta mund të përshkruhet më saktë si një dron që mban njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.003154993057251