INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua dhe Rita u shfaqën në tapetin e kuq të Brit Awards me nga një trëndafil të bardhë, por zbuloni arsyen përse [FOTO]

Dua dhe Rita u shfaqën në tapetin e kuq të Brit Awards me nga një trëndafil të bardhë, por zbuloni arsyen përse [FOTO]

Publikuar më: 12:55 22-02-2018

Në ''O2 Arena'' të Londrës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve ''Brit Awards''. Protagonistja kryesore ishte Dua Lipa, e cila arriti të fitojë dy çmime. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka kohë që po qëndron në krye te top listave britanike duke korrur një sukses të madh.

Dua arriti te fitonte dy çmime shumë të rëndësishme si “artistja më e mirë Britanike dhe “Zbulimi më i Mirë Britanik” në Brit Awards, por pavarësisht kësaj, mirëpo portali i njohur Mirror e kishtë cilësuar atë si një nga artistet që ishte veshur më keq.

Ama për ne Dua shkëlqeu me fustanin rozë të stilit ‘princess’ . Detaji i cili vihet re është trëndafili i bardhë që ajo mban në dorë, i cili është në simbol të nismës “Times Up”.

Por Dua nuk ishte e vetmja që mbante një trëndafil të bardhë në dorë sepse të gjitha artistet që parakaluan në tapetin e kuq e kishin një të tillë në simbol të nismës kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood.

Shihni fotot:

collagehollyw.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026650428771973