INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqejnë në MTV EMA 2018, por me siguri nuk keni parë ende këngëtarin shqiptar! [FOTO]

Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqejnë në MTV EMA 2018, por me siguri nuk keni parë ende këngëtarin shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 22:31 04-11-2018

Po mbahet MTV EMA 2018 në Spanjë dhe kanë filluar arritjet e para të artistëve dhe tapeti i kuq po shkëlqen nga pamjet e tyre. Në edicionin e sivjetshëm të “MTV EMA”, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare të cilat me siguri do mund të rrëmbejnë çmime.

Dua Lipa është nominuar në 4 kategori , ndërkohë që Bebe Rexha pritet që të realizojë performacën e saj live të këngës “I’m Mess”.
Ato kanë parakaluar tek tapeti i kuq dhe kanë mahnitur të gjithë me pamjen e tyre. Dua Lipa kishte vendosur që të vishte një fustan me lule të YSL kombinuar me një palë taka fine, ndërsa Bebe Rexha një fustan silver të Moschino x H&M kombinuar me një palë çizme të zeza.

dua-lipa-mtv-emas-arrivals-2018-billboard-1240.jpg

bebe-rexha-2018-mtv-emas-red-carpet-billboard-1240.jpg

 


Por ato nuk janë shqiptaret e vetme në këtë ngjarje të rëndësishme, por i ftuari special është edhe këngëtari i njohur Ermal Meta. Ai është ambasador special i këtij eventi dhe ka udhëtuar drejt Bilbao për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordo.

7e027a13-0e10-4b47-9fc3-9aea9bf118df.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332