INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqejnë në eventin e rëndësishëm, por u takuan edhe pse nuk flasin? Zbulojeni tani! [FOTO]

Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqejnë në eventin e rëndësishëm, por u takuan edhe pse nuk flasin? Zbulojeni tani! [FOTO]

Publikuar më: 10:24 07-05-2019

Eventi Met Gala njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës, ku personazhe të famshme stilohen në këtë event me veshjet më të guximshme të vitit. Mbrëmja e bamirësisë ku një biletë kushton mbi 30 mijë dollarë, njihet për listën ekskluzive të të ftuarve dhe u mbajt në Muzeun Metropolitan të Arteve në Neë York, ndërkohë që bazohet në një temë të caktuar. Këtë vit, tema ishte: “Shënime mbi modën!”, për të paralajmëruar me një ekspozitë të ardhshme në MetGala, e frymëzuar nga eseja e fotografit Susan Sontag, 1964, Shënime për Kampin.

Për këtë arsye, veshjet e këtij viti, u bazuan në “ironi, humor, parodi, plastikë, artificiale, teatrale dhe ekzagjerim”.

Në këtë event të pranishme ishin dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat sicc dihet tashmë, nuk flasin me njëra-tjetrën. Të dyja shkelën në tapetin rozë të ngjarjes më të madhe të botës në modë, megjithatë nuk ka edhe kësaj here asnjë foto të përbashkët.

Sa i përket Lipës, shumë media ndërkombëtare, e kanë listuar veshjen e saj në mesin e më të mirave krah Lady Gagas, Jennifer Lopez e Kim Kardashian. Lipa ishte veshur e tëra në Versace, kokë e këmbë, ndërsa aksesorët e saj ishin të markës Varm dhe KatKim.

duet.jpg

 

Nga ana tjetër, Rita Ora shkëlqeu në një fustan metalik me një dekolte të guximshme.

Rita po shoqërohej nga mikesha e saj e mirë, modelja Kate Moss ndërsa të dyja kishin veshur fustanet e mikut të tyre Marc Jacobs.

lat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205