INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa e veshi e para, pas saj Kim K dhe bukuroshet e showbizz-it shqiptar nuk ndalojnë dot së kopjuari [FOTO ]

Dua Lipa e veshi e para, pas saj Kim K dhe bukuroshet e showbizz-it shqiptar nuk ndalojnë dot së kopjuari [FOTO ]

Publikuar më: 17:59 20-09-2018

Me siguri ju ka mbetur në mendje fustani me fruda të cilin së fundmi e kemi parë kaq shumë të veshur e të preferuar nga bukurshet e showbiz-it shqiptar.

Ishte në fakt këngëtarja shqitare Dua Lipa e cila solli për herë të parë fustanin me fruda, ngjyrë rozë pastel në tapetin e kuq dhe dukej e mrekullueshme.

Menjëherë pas saj një fustan të tillë ja pamë veshur edhe Kim Kardashian në një set fotografik professional.

Që atëherë fustani është kthyer menjëherë në trend të cilit nuk i kanë rezistuar dot as Luana Vjollca, Elvana Gjata dhe Xhemi Shehu.

Vajzat e njohura të showbizz-it e kanë përqafuar këtë stil fustani, por me një ndryshim të vetëm: nuancat e larmishme të tij!

Nga ato nude, tek e kuqja e Elvana Gjatës në koncertin e madh në Prishtinë, apo jeshilja e Luana Vjollcës e roza e ëmbël e Xhemi Shehut! Mund të themi se nuk e ndajmë dot mendjen se cila e ka veshur më mirë!

dua_lipa.jpg

kim_kardashian.png

elvana.jpg

luana.png

xhemi.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316