INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa nuk mundet të ndalojë! Kush janë arritjet e fundit të këngëtares... [FOTO]

Dua Lipa nuk mundet të ndalojë! Kush janë arritjet e fundit të këngëtares... [FOTO]

Publikuar më: 13:07 29-09-2018

Ajo ka hit-e të cilat po thyejnë chart-et botërore dhe emri i saj vazhdon e rritet në industrinë e muzikës, si një nga artistet që tashmë ndodhet në nivelet e Beyonce dhe Taylor Swift.

Pasi u zgjodh si artistja më e dëgjuar për vitin 2017 në Britaninë e madhe, Dua Lipa nuk ka ndërmend të ndalojë. Këtë muaj, artistja sapo shpërndau lajmin se ajo është përsëri artistja më e dëgjuar femër në Spotify, falë edhe këngës së saj të re, "Electricity". Këtë lajm ajo e shpërndau në Instagram, duke falenderuar të gjithë fansat e saj anembanë botës, që vazhdojnë ta mbështesin atë.

dualipa.JPG

Për të mos u ndaluar këtu, këngëtarja është gjithashtu e nominuar edhe në kategorinë "New Artist of the Year", tek çmimet muzikore amerikane AMA.

dua_lipa_1.JPG

Mund të themi se, Dua Lipa nuk ka ndërmend të ngadalësohet dhe vazhdon ta mbajë lart emrin e të gjithë shqiptarëve, duke qenë një shembull frymëzues edhe për feminizmin në botë, me imazhin që ajo ka krijuar si artiste.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613