INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa “u lë targën” Bebe Rexhës dhe Rita Orës, zbuloni përse bëhet fjalë [FOTO]

Dua Lipa “u lë targën” Bebe Rexhës dhe Rita Orës, zbuloni përse bëhet fjalë [FOTO]

Publikuar më: 22:37 30-01-2018

Dua Lipa po kalon momentet më të mira të jetës së saj! Këngëtarja e talentuar shqiptare nuk ndalet së korruri triumfe në botën e muzikës në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi po i gëzohet jashtë mase sukse suksesit me “New Rules”, dhe “IDGAF” që publikoi para pak javësh.

Dua para pak vitesh u cilësua si yll në ngjitje por tashmë mund të themi me plot gojën se është një supëryll i vërtetë.

Këngë të para në Britani të Madhe, numër rekord i nominimeve dhe çmimeve të fituara në ceremoni prestigjioze e koncerte të pandalshme e kanë shoqëruar këngëtaren me origjinë nga Prishtina e cila s’do ndalet as përgjatë 2018-tës.

Në muajin e parë të këtij viti, ajo ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm duke zënë vend në 10shen e këngëve më të dëgjuara të Billboard-it amerikan me “New Rules” që pozicionohet në vendin e 8-të. Ndërkohë që kënga e saj e re “IDGAF” pozicionohet në vend të 92-të.

Këngëtaret e tjera shqiptare? Bebe Rexha e 12-të me “Meant to be”, ndërsa Rita Ora nuk duket fare në listë.

newr.png

 

Goca po na bëni krenarë çdo ditë e më shumë!

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002