INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Duhanpirës zgjohuni! O lini cigaret ose mblidhni para se çmimi do rritet[VIDEO]

Publikuar më: 15:47 24-04-2018

Lajm i keq për duhanpirësit. Është momenti të zgjidhni, ose ta lini ose të kurseni para që ta blini, pasi çmimi i cigareve pritet të rritet ndjeshëm. Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11% deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE. Ndaj kjo rritje do të reflektojë dhe në çmimin e cigareve.

Sipas raportimit që qeveria ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës që nga 1 janari 2018, për 1.000 cigare është 44 euro dhe deri me 2021 me taksimin e akcizës do të shkojë 48.9 euro për 1.000 cigare, pra me një rritje 11 % nga niveli aktual. Që nga viti 2016 vetë Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram, duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të reduktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti.
Ndërsa numri i duhanpirësve në vendin tonë është i lartë dhe atë nuk e zbuti as ligji kundër produkteve të duhanit apo dhe rritja e herë pas herëshme e çmimeve. Shqiptarët janë të dytë në renditje pas turqve, që konsumojnë më shumë cigare, madje studimet flasin se edhe mosha është ulur. Sot dhe fëmijë 9 vjeç e kanë provuar të paktën një cigare. Sa i përket gjinive edhe pse ende dominojnë meshkujt, femrat duhan pirëse janë në rritje të vazhdueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0011849403381348
array(1) { ["section"]=> string(83) "duhanpires-zgjohuni-o-lini-cigaret-ose-mblidhni-para-se-cmimi-do-rritet-video-56243" }