INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Duke nisur nga viti i ri shkollor librat do të jenë totalisht të reja[VIDEO]

Publikuar më: 09:49 23-04-2019

Viti i ri shkollor do të nisë me ndryshime në drejtim të kurikulave dhe librave. Ato do të jenë bashkëkohore. Nga klasa e 1 në klasën e 12 mësimi do të zhvillohet me botime cilësore nga shtëpitë botuese si ‘Oxford’,’ Cambridge’ dhe ‘Pearson’. Faza pilotuese ka nisur dhe pritet të përfundojë në muajin qershor. Ndryshimi do të fillojë në vitin e ri shkollor 2019-2020.
Kjo kurikul ka në fokus ndërtimin e njohurive nga nxënësit dhe jo riprodhimin e tekstit.
Gjithashtu, pas 4 vitesh, nxënësit do të mësojnë me tekste tërësisht të reja. Ato do të ndryshojnë në përmbajtje dhe lëndët e reja shoqërore po përkthehen nga autorë shqiptarë.
Ndryshimet prekin dhe lëndët. Gjuha shqipe në gjimnaze do të ndahet nga letërsia, edhe në provimet e maturës shtetërore. I vetmi, që nuk ndryshon është program mësimor, ku nxënësit do zhvillojnë sërish 3 lëndë me nga dy orë në ditë. Tekstet e reja do kenë një përmbledhje digjitale që nxënësit të përsosin aftësitë e tyre.


Article Logic
Execution time: 0.0030789375305176