INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Durrës, u shtrua në spital me grip dhe humb jetën 7-vjeçarja[VIDEO]

Publikuar më: 09:14 15-01-2018

Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Durrësit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Gripi dhe komplikacionet e tij dyshohen se janë shkaku. 7-vjeçarja prej disa ditësh ishte prekur nga gripi, por dy ditët e fundit ajo kishte ndërprerë edhe ushqimin. Ndërsa një ditë më parë nga mjekimi që i kanë dhënë në shtëpi familjarët vajzës i ka shkuar temperatura 35 e gjysëm. Kjo ka alarmuar prindëri, të cilët e çuan menjëherë në spitalin e Durrësit. Por me të mbërritur në spital e mitura kaloi në gjëndje kome dhe pas pak orësh ndërroi e jetë. Mjekët e Durrësit hedhin dyshime se shkak i vdekjes është një formë e rëndë gripi, por që në fakt fjalën e fundit do thotë ekspertiza mjeko ligjore. 

Ditët e fundit në të gjithë vendin numri i të prekurve nga gripi po vjen në rritje. Janë shënuar rreth 12 mijë raste në javë që kanë kërkuar ndihmë tek mjekët. Numri i të prekurve nga gripi llogaritet edhe më i lartë nëse shtojmë dhe ata që vetëmjekohen në shtëpi.
Mjekët këshillojnë që të sëmurët me grip sapo të dallojnë shenjat e parë të drejtohen tek patologët, pasi vetemjekimi shpesh herë ka dëmtuar më shumë shëndetin e tyre. Bluzat e bardha apelojnë që tepër kujdes duhet të tregojnë personat me imuntite të ulët si fëmijët, të moshuarit apo gratë shtatzëna.

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957