INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shkrime nga pediatrja...

Dy shkrime nga pediatrja...

Publikuar më: 10:01 24-10-2018

Ne të rriturit kur ndihemi vetëm, të fyer, të neglizhuar nga indiferenca e tjetrit dhe e të tjerëve, na pushton një inat dhe mospërmbajtje, sa harrojmë gjithshka dhe sillemi aq keq, madje edhe me ata që nuk kanë asnjë faj, madje, janë edhe mbështetës.

Ne shpërthejmë me veprime, ngritje zëri e fjalor të pakontrolluar. I harrojmë të gjitha, edukatën, etikën, madje edhe fëmijët që janë aty e shohin e dëgjojnë. Po kur shohim një fëmijë që kryen një veprim të paragjykuar “i keq”, reagojmë menjëherë, deri duke e penalizuar dhe etiketuar fëmijën.

Gjithashtu i japim të drejtë vetes që bëmë mirë që e ndëshkuam fëmijën, sepse ai u soll keq, u soll paedukatë. Ajo, që është më e çuditshmja, asnjëherë nuk kujtohemi kur sillemi vetë në këtë mënyrë që edhe fëmija si ne, është keq dhe ka nevojë të jetë i ndihmuar që të dalë nga gjëndja e keqe që e “ka pushtuar”. Përkundrazi, gati shijojmë ndëshkimin që i bëmë fëmijës. As që na shkon në mënd që ta mendojmë veprimin si një rezultante e një gjendje emocionale të rënduar nga e cila fëmija, ashtu si dhe ne, e ka shumë të vështirë që të dalë.

Gjithashtu harrojmë se modelet që ofron mjedisi, lenë shumë për të dëshiruar. Prindër, të rritur! fëmijët janë pasqyra ku duhet të shohim dhe testojmë sjelljen dhe etikën tonë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0030748844146729