INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gati dyfishohen maturantët që ikin për studime jashtë! Ekspertët analizojnë dëmet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:43 16-08-2018

Maturantët më të mirë po braktisin vendin. Situata është vërtet alarmante mjafton të shohim shifrat e viteve të fundit, ku në 2016 lanë vendi për studime të larta afro 6 mijë maturantë dhe në 2018 po e lënë mbi 9 mijë pra shifrat gati po dyfishohen. Konstatimi vjen gjatë një intervistë nga IN News nga eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

“Në 2016 ikën 6200 maturantë. Në 2018 janë 9 mijë. Kemi gati 30% të maturantëve që ikin jashtë shtetit. Këta maturantë mbeten atje, se këtu s'ka shpresës,” tha Mehmeti për IN News.
Po çfarë dëme sjell ikja e të rinjve elitarë nga vendi dhe a rrezikojnë universitetet? Ndriçim Mehmeti e ka një përgjigje: “Ka demotivim dhe sforcim. Kjo duket qartë se në 2019 Ministria e Arsimit do heqë një provim me zgjedhje. Duhen marrë masa urgjente.”

Article Logic
Execution time: 0.002971887588501