INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme, kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur turk! [FOTO]

E dhimbshme, kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur turk! [FOTO]

Publikuar më: 15:26 21-09-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Kinematografia turke ka humbur një ndër aktorët më të mirë pasi është ndarë nga jeta Ferdi Merter, aktori i njohur i serialit "Dashuri me Qira" është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 79 vjeçare. Lajmi i humbjes së aktorit u bë i ditur nga faqja zyrtare e serialit e më pas shumë aktorë dhe fansa kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Merter.

Ferdi Merter lindi në Stamboll në 1939. Ai ka interpretuar qindra role në filma, seriale apo shfaqje teatrale. Për publikun shqiptar, u bë i njohur si gjyshi i Omer në serialin "Dashuri me Qira".

omer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234