INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Pak javë pasi u bë baba, aktori i njohur turk jep lajmin e hidhur për fansat! [FOTO]

E dhimbshme! Pak javë pasi u bë baba, aktori i njohur turk jep lajmin e hidhur për fansat! [FOTO]

Publikuar më: 20:51 16-07-2018

Ai është një ndër aktorët më të mirë turq i cili u bë i njohur për shqiptarët në rolin e e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” dhe si Faruku në serialin “Nusja nga Stambolli”. Bëhet fjalë për Ozcan Deniz i cili sipas mediave turke, pas lindjes së djalit të tij të parë “Kuzey”, ai ka patur disa momente të vështira pasi  për fat të keq, i ati është ndarë nga jeta dy ditë më parë pa e fituar dot betejën me kancerin. 

Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur. Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.

KAHRMAN.jpg

 

Pak orë më vonë, aktori postoi edhe foton e të atit të ndjerë duke theksuar se ndihet shumë i keqardhur që në një kohë shumë të shkurtër, ai përjetoi ndjenja të tilla të dyzuara. Në një kohë kur sapo përjetoi statusin e babait, iu desh të përjetonte humbjen e të atit. Gjithashtu, Kahraman falënderoi edhe fansat dhe të gjithë miqtë që e ngushëlluan për humbjen e rëndë.

corazon.png

Article Logic
Execution time: 0.0038971900939941