INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Reperi i njohur qëllohet me armë, ndërron jetë në moshën 33-vjeçare [FOTO]

E dhimbshme! Reperi i njohur qëllohet me armë, ndërron jetë në moshën 33-vjeçare [FOTO]

Publikuar më: 22:11 01-04-2019

Ai ishte një ndër reperat më të talentuar të industrisë së muzikës në SHBA i cili fatkeqësisht ndërroi jetë pasditen e djeshme.

Bëhet fjalë për Nipsey Hussle emri i vërtetë i të cilit është Ermias Davidson Asghedom. Ai ishte viktima i një sulmi me armë në Los Angeles nga i cili fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Pjesë e këtij sulmi ishin edhe disa nga miqtë e tij të cilët nuk patën fatin e reperit. Këtë lajm të trishtë e konfirmuan autoritetet përkatëse në LA ndërkohë që artisti humbi jetën në moshën 33-vjeçare.

Nipsey Hussle u bë i njohur gjatë viteve ’00 nëpërmjet albumit të tij të parë muzikor “Bullets Ain’t Got No Name”. Me mbështetjen e Jay-Z dhe emrave të tjerë të njohur ai arriti të korrë famë të jashtëzakonshme në industri.

nippey.png

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938