INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinim ndryshe! UNIKKATIL tha në koncert atë që askush se priste! [VIDEO]

E dinim ndryshe! UNIKKATIL tha në koncert atë që askush se priste! [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 28-07-2019

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë. Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu.

Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës ishte në Mitrovicë. Por kur doli para fansave e gjithë atmosfera arriti kulmin. Stadiumi të gjithë njëzërit po këndonin këngët e reperit të njohur i cili dha një lajm shumë të rëndësishëm për ta.

Para pak javësh, kur njoftoi se do të mbante koncert në Mitrovicë, në shumë media u aludua se ky do jetë i fundit dhe Unikkatil do i japë fund karrierës muzikore, mirëpo e vërteta qenka komplet ndryshe.

Në koncert, Unikkatil ka deklaruar që i ka rreth 80 këngë të gatshme, por pa sqaruar se nëse do t’i publikojë një nga një apo do t’i përfshijë në ndonjë album të ri.

Fansat e Unikkatil s’mund të ishin më të lumtur se kaq dhe ne mezi po presim këngët e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502