Loredana Zefi dhe bashkëshorti i saj Mozzik janë kapur në fotografi përpara disa orësh në aeroportin e Baselit.
Loredana ishte e veshur me një pallto të trashë Gucci dhe ka një kapuç në kokë.
“Ajo ishte e fshehur pas një palë syzeve të mëdhaja dhe një buzëkuqi të kuq. Në të vërtetë nuk e shihje dot fytyrën e saj” – raporton një lexues për gazetën zviceriane “20 Minuten”.
Burimi më tej ka vazhduar duke treguar se çifti po fluturonte për në Kosovë, por ai nuk e dinte se reperja ishte nën akuza:
“Unë jam një fans i Mozzik dhe isha i kënaqur që po e takoja së bashku me gruan. Shtrëngova dorën e saj, por Loredana ishte shumë nervoze. Po mendoja se ku ishte problemi i saj. Pak momente më vonë thamë mirupafshim me njëri-tjetrin dhe Mozzik tha se i duhej të fluturonte për në Kosovë: Arsyeja ishte, punë biznesi.”
Një tjetër lexues i gazetës më tej ka rrëfyer për “2o Minuten” se ajo e dinte shumë mirë që Loredana akuzohet për mashtrim dhe e ka pyetur veten se si ka mundësi të lëvizë kaq lirshëm jashtë vendit.
Por, duket se në rastin e reperes çështja për të cilin akuzohet është ende e paqartë. Në një përpjekje për të kontaktuar avokatin e Loredanës, media zvicerane ka shpjeguar se ai ka thënë qartësisht: ‘’për arsye të sigurisë private nuk mund të jap informacione për gjendjen ligjore të klientit”.
Por, avokati ka shpjeguar edhe këtë fakt: “Klienti im nuk është marrë kurrë në pyetje. Prokurori nuk ka marrë hapa të mëtejshëm ligjorë në lidhje me të. Në këtë mënyrë ajo është e lirë të fluturojë ku të dëshirojë dhe të lëvizë jashtë vendit.”
Artikulli në gjermanisht:
https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Setzt-sich-Loredana-jetzt-ab--16921232