INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni kërcyer gjatë gjithë kohës! Ja cila është kënga më e dëgjuar në Spotify!

E keni kërcyer gjatë gjithë kohës! Ja cila është kënga më e dëgjuar në Spotify!

Publikuar më: 14:31 12-12-2018

Mund ta konsiderojmë një baladë ritmike, pra që të bën të cohesh menjëherë për të kërcyer. “Shape of you” e Ed Sheeran është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtarit dhe më të pëlqyera të momentit të cilën njerëzit në mbarë botën nuk lodhen aspak së dëgjuari.

“Shape of You” është shpallur kënga më e dëgjuar në historinë e platformës Spotify. Me mbi 2 bilionë dëgjime deri tani, duket se askush tjetër nuk mund të thyejë këtë rekord të britanikut.

Ka qenë vetë Ed Sheeran që e ka bërë të ditur këtë arritje nëpërmjet një postimi në platformat e tij sociale njëkohësisht duke falenderuar fansat për mbështetjen. Kujtojmë se pak javë më parë revista prestigjose “Forbes”, e renditi 27-vjeçarin në vend të dytë pas Adele, si artisti me të ardhurat më të mëdha për vitin 2018.

 
 
 
View this post on Instagram

Thank you world. First song to 2 billion streams on @spotify xx

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768