INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni partnerin tifoz të çmendur të futbollit? Femra, bëni këto 5 gjëra sa më shpejt!

E keni partnerin tifoz të çmendur të futbollit? Femra, bëni këto 5 gjëra sa më shpejt!

Publikuar më: 12:20 06-03-2018
Tifozët e vërtetë të sportit kanë një sërë sjelljesh që mund të duken të çuditshme tek të tjerët.
Ata mund të përkushtohen për një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre, ndaj një loje apo ekipi të veçantë, ose vetëm për sportet në përgjithësi. Nëse jeni në një marrëdhënie me një fans të sportit, kjo sjellje edhe mund të vrasë lidhjen. Sipas intv.al, ja çfarë duhet të bëni:
1. Bashkohuni në argëtim
Kjo është mënyra më e lehtë për të pajtuar konfliktin e marrëdhënieve paktën në parim. Ju po mësoni bazat e çdo loje. Shkoni në internet dhe mësoni rreth sportit dhe filloni të lexoni gazetat lokale për sportin. Në këtë mënyrë nuk do ndiheni keq, që nuk e keni idenë të asaj gjëje që po shikoni.
2. Bëni diçka ndryshe ndërkohë që partneri shikon ndeshje
Opsioni tjetër është që të largoheni nga shtëpia, ose thjesht derisa të mbarojë loja. Nëse dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie, kjo do t'ju ndihmojë mos të mërziteni. Nëse bëni diçka që ju pëlqen, do të keni diçka që do t’ju mbajë në aktivitet. Sipas intv.al koha do kalojë më lehtë.
3. Kuptoni burimin e sjelljes ekstreme të tifozëve 
Njerëzit  i duan ekipet e tyre sportive për disa arsye. Për disa tifozë, kjo është trashëguar nga brezat e mëparshëm. Prindërit ose gjyshërit e tyre i kanë marrë ata për të parë ndonjë ndeshje që kur ishin të vegjël. Kjo dashuri që kanë për ndeshjet është e madhe dhe duhet të mundoheni t’i kuptoni, edhe pse në shumicën e rasteve është e vështirë.
4. Mos u bëni xheloze  për përkushtimin e partnerit tuaj
Nuk duhet të bëni krahasime midis dashurisë që ai ka për sportin dhe dashurisë ndaj jush. Nëse e bëni këtë gjë, do lëndoheni, pasi do keqkuptoheni dhe do mendoni se nuk ju dashuron ju. Duhet të kuptoni se kurrë nuk duhet ta vini në pozitivë që të zgjedhë, ju apo ndeshjet. Mirëkuptojeni!
5. Njihni  luhatjet emocionale të tyre
Tifozët e vërtetë mund të kalojnë luhatje emocionale. Humbja e ekipit të tyre bëhet një humbje për identitetin e tyre dhe mund të mërziten shumë keq. Lëreni partnerin tuaj të ndihet keq për humbjen e skuadrës së tyre dhe mos e ngacmoni për ndonjë gjë tjetër. Ju që po lexoni këtë artikull dhe ndani të njëjtin problem, pra ju ka qëlluar bashkëshorti, ose i dashuri tifoz i çmendur, duhet të mundoheni të vini në zbatim disa nga këshillat që ekspertët kanë dhënë. Nuk keni çfarë të bëni, respektoni veprimet e tij, sidomos kur dedikohen ndaj sportit si të çmendur.
Burimi: Psychology Today
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859