INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni vënë re? Risia e fundit e INSTAGRAM po i acaron përdoruesit dhe me të drejtë, po juve si ju duket?! [FOTO]

E keni vënë re? Risia e fundit e INSTAGRAM po i acaron përdoruesit dhe me të drejtë, po juve si ju duket?! [FOTO]

Publikuar më: 16:57 10-06-2018

Edhe këtë kishim mangët! 

E keni vënë re që çdo njoftim (notification) I Facebook-ut tani shfaqet edhe në Instagram? Ky ‘përmirësim’ duket se i ka inatosur keq përdoruesit. Për ta, kjo është thjesht besdisëse. Përdoruesit që e kanë parë këtë ndryshim tregojnë se një ikonë e vogël e Facebook-ut u shfaqet në profilin e tyre të Instagram-it.

Çdo njoftim nga ju vjen në Facebook, tan do t’ju shfaqet edhe në Instagram dhe nëse klikoni mbi ikonën që ju shfaqet në profil, do të hyni automatikisht në llogarinë tuaj të Facebook-ut.

Sipas The Independent thuhet se ky është një lloj testi që Instagram-I po bën dhe nuk është konfirmuar ende nëse diçka e tillë do t’ju shfaqet të gjithëve.

Duke marrë parasysh reagimet e deritanishme të njerëzve, kjo nuk I ka pëlqyer askujt. Përdoruesit e Tëitter-it e quajnë ‘acaruese’ dhe pa vlerë.

“Në fillim u inatosa që lajmërimet e Facebook-ut më vinin në Instagram, por tani kjo do të thotë që s’kam nevojë fare të kontrrollojë ç’bëhet aty. Hmm, nuk mendoj se ka qenë ky plani I tyre.”- shkruan njëri prej tyre.

Sidoqoftë, kjo risi me shumë gjasa po bëhet për t’ua kujtuar të rinjve të Instagram-it sërish Facebook-un, pasi vitet e fundit të rinjtë që e përdorin atë janë ulur ndjeshëm.

he.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932