INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit llogaritur ndonjëherë?! Ja sa kohë ju merr zgjedhja e veshjeve

E kishit llogaritur ndonjëherë?! Ja sa kohë ju merr zgjedhja e veshjeve

Publikuar më: 11:09 15-05-2019

Qëndrimi para garderobës për të zgjedhur vehsjet e duhura merr një kohë të konsiderueshme nga jeta jonë. Po sa përafërsisht? Përgjigja vjen nga studiuesit të cilët kanë bërë një përllogaritje për kohën e qëndrimit të dyzuar para dollapit plotë me rroba. E sipas këtyre përllogaritjeve, zgjedhja e veshjeve të duhura për punë, për darka, festat e aktivitete të tjera duket se na merr afërsisht rreth një vit kohë nga jeta jonë.

-gratë shpenzojnë mesatarisht 16 minuta çdo mëngjes për të vendosur se çfarë duhet të veshin

-14 minuta në një mëngjes të shtune apo të diele

-një darkë a festë familjare 36 minuta

-Paketimi i valixhes për pushimet verore 52 minuta

Nga studimi ka rezultuar se 62% e femrave vuajnë prej “mërzisë së garderobës” ose prej dyzimit për vjeshjen. Ato kanë bindje se nuk kanë çfarë të veshin, pavarsisht dollapit të tejmbushuar, ku pjesa më e madhe e rrobave nuk vishen thuajse asnjëherë.
Dhe në këtë pikë nuk janë të “sëmura” vetëm femrat por edhe meshkujt që për të njëjtën arsye humbasin çdo ditë 13 minuta kohë, ndërsa një në tre të intervistuar ka pranuar se vuan nga “mërzia e garderobës”, të paktën një herë në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939