INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E konsiderojnë si pasuesin e Buffon te Juventus, Thomas Strakosha befason me përgjigjen e tij [FOTO]

E konsiderojnë si pasuesin e Buffon te Juventus, Thomas Strakosha befason me përgjigjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 18:34 16-10-2017

Disa mund ta cilësojnë si i biri i Foto Strakoshës, por Thomasi po krijon identitetin e tij dhe e themi me plot bindjes se është një nga portierët më të mirë në kampionatin italian. Vetëm 22 vjeç dhe Thomas Strakosha është portieri i parë i Lacios duke ulur në stol një portier si Marchetti.

Ndeshjen e fundit kundër Juves Strakosha u bë protagonist absolut në fitoren e lacialëve duke pritur në fund një penallti të Paolo Dybalës.

Tashmë interesi për gardianin shqiptar është rritur ndjeshëm dhe në media kanë filluar spekulimet për të ardhmen e tij, ku opsioni më i përmendur është transferimi te Juventus duke parë se Buffo-n me shumë mundësi do të mbyllë karrierën pas Botërorit.

Në lidhje me këto zëra Strakosha është shprehur: “Jam i lumtur këtu tek Lacio. Kam besimin e trajnerit dhe të gjithë klubit.”

“Unë pasardhës i Bufonit? Nuk e di nëse ka ndonjë interes nga bardh e zinjtë” – deklaroi Strakosha. 

thomas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625