INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E krahasojnë me qenin, Kejvina e lë me gisht në gojë fansin me përgjigjen e saj! [FOTO]

E krahasojnë me qenin, Kejvina e lë me gisht në gojë fansin me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:08 11-09-2019

Modelja Kejvina Kthjella di se si të provokojë vazhdimisht fansat e saj me foto të nxehta. Ajo ka postuar së fundmi në instagramin e saj një foto ku shfaqet me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë.

Por ajo që ka bërë përshtypje është pozicioni që ka marrë modelja duke pozuar ulur në gjunjë dhe vështrimi i saj provokues. Kjo foto nuk ka kaluar pa vëmendje nga ana e fansave.

Njëri prej tyre i bën komentin më të veçantë Kejvines, duke i thënë: “ Kështu rri edhe qeni im”. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i modeles e cila ka dhënë një përgjigje të thjeshtë por ironike.

Ajo i është përgjigjur komentuesit duke shkruar thjesht “Super”.

VINA.png

 

Të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë dalë në mbrojtje modeles duke kritikuar komentuesin për negativitetin e shprehur në koment.

Article Logic
Execution time: 0.0031058788299561