INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E listuan në 10 lideret botërore më aktivë në facebook, flet Edi Rama. ‘Ska në botë si ju’ [FOTO]

E listuan në 10 lideret botërore më aktivë në facebook, flet Edi Rama. ‘Ska në botë si ju’ [FOTO]

Publikuar më: 09:23 03-05-2018

Twiplomacy publikoj një ditë më parë listën e 10 liderëve botërore më aktiv në rrjetet sociale. Mes tyre ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kjo ka shtyrë kryeministrin që urimin e mëngjesit për shqiptarët në rrjetin social facebook t’ia kushtojë pikërisht kësaj çështjeje. Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i është referuar të dhënave të Twiplomacy-së ndërsa për të gjithë ndjekësit e tij kishte një falënderim. Është aktiv falë ndjekësve të tij në facebook thotë Rama.
Edi Rama:
“Mirëmëngjesi dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në Facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”.

Listimi është bërë nga Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën. I pari në listë ishte Presidenti Amerikan Donald Trump ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i 10.

 

rama_ne_fbbbbbbbbbb_ok.png

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271