INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E madhe sa një qershi, krijohet zemra në 3D [VIDEO]

Publikuar më: 11:22 16-04-2019

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë në botë një zemër në teknologjinë 3D e cila është e madhe sa një qershi. Minizemra përbëhet nga qelizat që kontraktohen, dhomat që ka një zemër normale, veshët dhe barkushet, si dhe enët e gjakut sikundër funksionon edhe një zemër e vërtetë. Por ka një problem zemra e krijuar në 3D ende nuk di të rrahë.

Lajmi për krijimin e zemrës së vecantë është dhënë nga kërkuesit e Universitetit në Tel Aviv.Mini-zemra ende nuk është gati të përdoret për transplante as për eksperimente tek kafshët. Arsyeja është se specialistët izraelitë duhet më së pari të punojnë deri në momentin kur qelizat të kontraktohen në unison.

Dhe në këtë mënyrë do të sigurohet që zemra të rrahë dhe të pompojë gjakun sikurse ndodh në një zemër të vërteë.Por duhet vlerësuar shpjegojnë ekspertët se krijimi i këtij organi në 3D është një hap përpara, i fuqishëm në shpresën për ndërtimin e organeve në përmasa të vogla të cilat mund të transportohen në pacientë të ndryshëm.Por si është ndërtuar një zemër e tillë?

Zemra është krijuar nga qelizat e marra nga indet e dhjamit njerëzor. Qeliza të tilla u riprogramuan në mënyrë që të mund të transformohen në qeliza burimore e më pas në qeliza kardiake. Duke përdorur gjithnjë teknologjinë e stampimit si dhe materialin e indit dhjamor, u krijua pjesa tjetër enët e gjakut dhe matrica që mbulon organin.

Sfida e ekspertëve është që kjo minizemër të mësojë të rrahë dhe të shërbejë si shembull për të krijuar organe të tjera të cilat mund të transplantohen më lehtë.Megjithatë do të duhen vite për të ndërtuar një zemër të tillë më të madhe dhe që mund të jetë e aftë të rrahë për ta testuar fillimisht tek minjtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030770301818848