INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pamundur por e vërtet! Realizohet transplanti i parë i kujtimeve

E pamundur por e vërtet! Realizohet transplanti i parë i kujtimeve

Publikuar më: 17:58 17-05-2018

Transplant kujtimesh. E kishit menduar ndonjëherë që do vinte një ditë që do dëgjonit dhe për diçka të tillë?

Nëse frikësoheni se ndoshta do vijë një ditë që s'do mbani mend njerëzit tuaj të dashur, gëzohuni dhe mendoni se kjo frikë i përket një epoke tjetër, shkruan intv.al

Neurobiologu në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, David Glanzman, pretendon se ka arritur të realizoj me suksese një transplant kujtimesh midis dy kërmillëve të detit.

Glanzman për të provuar teorinë e tij realizoi një eksperiment me një molusk deti të cilit i injektoi disa tela në bisht dhe i dha disa goditje elektrike, kjo gjë bëri që kërmilli të reagonte duke u mbrojtur në momentin që do ndjente diçka të tillë në bishtë.

Pastaj qelizat e këtij molusku i injektoi tek tjetëri, që nuk e kishte provuar më parë eksperimentin. Në momentin që molusku i dytë ndjeu diçka në bisht reagoi në mënyrë të ngjashme me atë që u përshi së pari në eksperiment.

Shkencëtari shpjegon se kujtesa e injektuar i shkaktoi një refleks të pavullnetshëm gjallesës ndaj çdo gjëje që kërmillit të parë të detit i është dukur i njohur.

David sqaron se zgjodhi kërminjt e detit për këtë eksperiment sepse ato janë krijesa që çdo kujtim që kanë e përkthejnë dhe në reflekse mbrojtëse, të cilat lidhen me disa kode të veçanta me molekulat e ARN./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555