INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për patentat e skafit të Saimir Tahirit, kryeministri Rama përgjigjet kështu

E pyesin për patentat e skafit të Saimir Tahirit, kryeministri Rama përgjigjet kështu

Publikuar më: 21:11 14-11-2017

Pak javë pas ardhjes së dosjes “Habilaj”, një tjetër skandal ka goditur ish-ministrin e Brendshëm. Dy patentat e Saimir Tahirit u gjetën në makinën e një biznesmeni në Elbasan, i cili u kap me 863 mijë euro të pajustifikuara. Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka folur për këtë çështje me emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News 24”.

Ai ka theksuar se nuk është avokati i Saimir Tahirit, duke u shprehur se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.

“Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent të atë që kam bërë gjithmonë, kam thënë që në ditën e par që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij, unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës sipas meje që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë”, tha kryeministri Rama. /BalkanWeb

Article Logic
Execution time: 0.00373697280884
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-pyesin-per-patentat-e-skafit-te-saimir-tahirit-kryeministri-rama-pergjigjet-keshtu-41968" }