INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajnë reperi më i mirë shqiptar, artisti e refuzon këtë ''titull'' dhe arsyeja është kjo! [FOTO]

E quajnë reperi më i mirë shqiptar, artisti e refuzon këtë ''titull'' dhe arsyeja është kjo! [FOTO]

Publikuar më: 19:13 24-09-2018

Kush është i preferuari juaj?! 

Se cili është reperi më i mirë shqiptar është një pyetje që vështirë t’i japim përgjigje për disa vite, por fansat sigurisht që janë të lirë të kenë preferencat e tyre.

E një ndër reperat shqiptarë më të mirë të momentit është padyshim Gashi, i cili është bërë pjesë e labelit Roc Nation të Jay Z, por ai e ka refuzuar “titullin” si”reperi më i mirë shqiptar”.

Gashi ka shpërndarë në InstaStory dy tëeets të tij ku një përdorues i ka thënë se është reperi më i mirë shqiptar, por Gashit mesa duket nuk i ka pëlqyer.

“As nuk e dua atë titull.. jepjani dikujt tjetër… kam plane më të mëdha. Jam një artist… Mos u mundoni të më kufizoni duke më thënë reper sikur të mos jem duke kënduar gjërat e mia.”- është shprehur ai.

Sigurisht që nuk ka gjë me faktin e të qenit shqiptar, por me termin “reper”.

fshi.jpg

gsghe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842