Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak kohë më parë në aksin Sarandë-Butrintë pranë Kanalit të Çukës.
Në aksident janë përfshirë dy turistë italianë, të cilët po udhëtonin me një motor kur janë përplasur me një automjetë.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme gruaja ndërsa burri raportohet se është në gjendje të rëndë.
Policia ka bere edhe identifikimin e tyre:
– M.S, 64 vjeçe (viktima)
– G.S, 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.