INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Makina përplas për vdekje këmbësoren [EMRI]

E rëndë! Makina përplas për vdekje këmbësoren [EMRI]

Publikuar më: 22:31 22-05-2018

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje 51-vjeçare ka ndodhur në Fier mbrëmjen e kësaj të marte. Shtetasja me inicialet Lindita Kola është përplasur nga një mjet në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, dhe për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë, policia thotë se ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip “Audi” që përplasi 51-vjeçaren. Ai është shtetasi Hysen Shehu 25-vjeç. I riu aktualisht po merret në pyetje në ambjentet e Komisariatit të Fierit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0021059513092041